Inter Miami vazhdon të ndërtojë skuadrën e tij duke sjellë disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit europian dhe një emër i ri në listën e dëshirave është veterani Andres Iniesta (39 vjeç).
Klubi që luan në ligën amerikane MLS kohët e fundit ka sjellë Lionel Messin dhe Busquets, aktualisht është në negociata me Jordi Alba dhe thuhet se synon të sjellë edhe Andres Iniestan.
Veterani spanjoll u largua nga klubi japonez Vissel Kobe, për të cilin luante që nga viti 2018. Edhe pse është 39 vjeç, Iniesta dëshiron të vazhdojë të luajë dhe Inter Miami, klubi i drejtuar nga trajneri Tata Martino, synon ta afrojë në radhët e veta.
Kështu, Iniesta ka mundësinë të ndajë sërish dhomën e zhveshjes me Messin. Së bashku, ata luajtën 488 ndeshje me fanellën e Barcelonës, ndërsa Busquets ishte bashkëlojtari i tyre.
Megjithatë, spanjolli me eksperiencë ka oferta të tjera, duke përfshirë një nga Arabia Saudite. Pritet që ai të marrë një vendim përfundimtar në ditët në vijim.