Historia e plotë/ Rasti “Felaj” shkërmoqi ëndrrën e “Drejtësisë së re” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e plotë/ Rasti “Felaj” shkërmoqi ëndrrën e “Drejtësisë së re”

15:07 | 05/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, u përpoq pa sukses të ruante krenarinë personale, përballë furisë së deputetëve opozitarë, të cilët e akuzonin në seancën plenare të kësaj të Hëne se kishte ndikuar politikisht për emërimin e katër familjarëve të saj shumë të afërt në Prokurorinë e Tiranës, tre prokurorë dhe një oficer i Policisë Gjyqësore.

Felaj deklaroi se ata i kishin marrë pozicionet me meritë dhe se nuk kishte asnjë shkelje ligjore apo ndikim jashtë-institucional në vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në favor të bashkëshortit, motrës, vëllai dhe nuses së vëllait në institucionin e Akuzës së kryeqytetit. Megjithatë, të dhënat e përmbledhura nga “Gijotina.com” tregojnë se, jo vetëm që ka pasur ndikim politik, por se shndërrimin i prokurorisë së Tiranës në domeinin e familjes Felaj është një dëshmi e shkërmoqjes së “Drejtësisë së Re”.

Një shkërmoqje, e cila po ndodh në sytë e kumbarëve ndërkombëtarë të Reformës në Drejtësi dhe që po realizohet me një arrogancë aspak dinjitoze për një vend që aspiron Bashkimin Europian. Në ngritjen e “Prokurorisë Felaj” kanë ndihmuar një seri institucionesh: Parlamenti, Gjykata, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e Prokuroria e Përgjithshme. Të gjithë krerët dhe anëtarët e këtyre institucioneve të larta kushtetuese kanë vendosur nga një tullë të rëndë, për të krijuar kështjellën familjare të deputetes socialiste.

Read more

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

 

Prokurori i parë, bashkëshorti i Ermonelës

Bledar Valikaj, bashkëshorti i Ermonela Felaj, ka punuar për shumë vitesh si oficer i Policisë Gjyqësore, kryesisht në Berat. Në vitin 2015, ai fiton konkursin e zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme për t’u emëruar prokuror.

Ligji i asaj kohe parashikonte që prokurorët duhet të dekretoheshin nga Presidenti i Republikës. Kreu i shtetit në atë kohë ishte i ndjeri Bujar Nishani. Ai nuk pranoi të dekretonte Valikajn si prokuror brenda 30 ditëve, siç parashikonte Kushtetua, duke e refuzuar me heshtje emërimin e tij si prokuror.

 

Diçitura: Çifti i bashkëshortëve Ermonela Felaj-Bledar Valikaj

Valikaj ankimon vendimin në Gjykatën e Apelit Administrativ. Shorti cakton si gjyqtar të çështjes Kastriot Selitën, i cili mbante edhe detyrën e kreut të asaj gjykate.  Ndërkohë që padia e Valikajt pritej të shqyrtohej, hyri në fuqi paketa e Reformës në Drejtësi, e cila parashikonte që prokuror mund të emëroheshin vetëm ata që kishin mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe që kishin kaluar me sukses paraprakisht Vetingun.

Gjyqtari Selita, me një lëvizje aspak normale, vendosi të pranojë padinë e bashkëshortit të Ermonela Felaj, duke detyruar Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të kryente emërimin e Valikaj si prokuror. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i drejtuar në atë kohë nga Gent Ibrahimi, një i afërm i deputetes tjetër socialiste, Mimi Kodheli, vendosi të emërojë Bledar Valikaj në postin e prokurorit në Vlorë, pa kryer Shkollën e Magjistraturës dhe pa u përfshirë në procesin e Vetingut.

Valikaj nuk kreu asnjë ditë punë në prokurorinë e Vlorës, pasi ai u transferua menjëherë në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë, vendimi i gjyqtarit Kastriot Selita për Valikajn u bë objekt diskutimesh gjatë procesit të rivlerësimit të këtij të fundit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkuan shkarkimin e Selitës për disa arsye, përfshirë edhe atë që e konsideruan si shkelje të rëndë në emërimin e Bledar Valikajt si prokuror.

Diçitura: Gjyqtari Kastriot Selita u shkarkua pasi emëroi Bledaj Valikaj si prokuror

Aktualisht, Valikaj vijon detyrën si prokuror në Tiranë, ndërsa gjyqtari Kastriot Selita u shkarkua nga detyra për shkelje të rënda, bazuar në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Vëllai i Ermonelës

Në qershor të vitit 2019, Prokurorja e Përgjithme e Përkohshme, Arta Marku, zhvilloi një konkurs për emërimin e një trupe oficerësh të Policisë Gjyqësore.

Në median e asaj kohe, lista e fituesve u konsiderua si “listë qokash” që Arta Marku u bëri politikanëve të ndryshëm apo edhe miqve të saj, avokatë e inspektorë Tatimesh nga Shkodra. Në listën e fituesve gjendej edhe emri i Armando Felaj, vëllai i deputetes Ermonela Felaj.

Diçitura: Armando Felaj u emërua Oficer i Policisë Gjyqësore në një “listë qokash” të Arta Markut

Ligjvënësia socialiste ishte një prej mbështetëseve më të mëdha të Arta Markut, një juriste mediokre që fati i bëri suprizë për të qenë në krye të organit të Akuzës. Marku, me shumë mundësi e dinte se nuk e meritonte pozicionin që iu dhurua dhe tentoi me “qoka” për të mbajtur detyrën e lartë. Megjithatë, pavarësisht ndereve dhe varësisë që krijoi ndaj Partisë Socialiste, Arta Marku u largua nga drejtimi i Prokurorisë në fund të vitit 2019.

Kunata e deputetes

Në fund të majit 2023, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi transferimin e prokurores Alma Felaj nga Durrësi në Tiranë. Magjistratja është kunata e Ermonela Felaj, nusja e vëllait, Armandit, i cili ishte emëruar më herët Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Akuzës së kryeqytetit.

Në një situatë normale, emërimi i saj në institucionin ku punon bashkëshorti si OPGJ dhe kunati i saj (Bledar Valikaj) si prokuror, nuk do të ishte kryer. Por, masat ishin marrë më herët. Me një ndërhyrje kirurgjikale në ligjin “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ishte krijuar hapësira që familjarët Felaj të punonin në të njëjtin institicion.

Çfarë kishte ndodhur? Në vitin 2016, Parlamenti miratoi ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi. Në bazë të këtij ligji, ndalohej që të punonin në të njëjtën gjykatë apo prokurori magjistratë (prokurorë dhe gjyqtarë) që kishin lidhje familjare ose krushqi e afërt me njëri-tjetrin.

Në vitin 2019, një grup deputetësh socialistë, mes të cilëve edhe Ermonela Felaj, propozuan ndryshimin e këtij ligji. Në bazë të ndryshimit ligjor, hiqej ndalimi që në një prokurori të punonin persona në lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, nuk kishte asnjë ndalim që dy prokurorët kunetër-Bledar Valikaj dhe Alma Felaj-të punonin si magjistratë në të njëjtën prokurori. Bazuar në këtë ndryshim ligjor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që të transferonte prokuroren Alma Felaj, në Prokurorinë e Tiranës.

Diçitura: Vendimi për transferimin e kunatës së Ermonela Felaj nga Durrësi në Tiranë

Pra, u bënë tre persona që kishin lidhje të ngushta me deputeten Ermonela Felaj (bashkëshorti Bledaj Valikaj, vëllai Armand Felaj dhe nusja e vëllait, Alma Felaj, të gjithë në Prokurorinë e kryeqytetit.

Por nuk përfundoi këtu.

Motra Felajt

Në sistem kishte mbetur edhe një prokuror tjetër Felaj-motra e deputetes, Eranda Felaj- e cila ushtronte detyrën e magjistratit në Vlorë.

Tashmë, rruga ishte hapur. Motra e saj deputete ishte kujdesur që të shmangte nga rruga çdo ferrë ligjore dhe të krijonte të gjitha kushtet që motra e saj të siguronte emërimin në Tiranë.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, deklaroi para deputetëve se “ishte koincidencë” që pjesëtarë të një familjeje ishin emëruar në prokurorinë e Tiranës dhe se “KLP nuk kishte evidenca për të kuptuar nësë magjistratët janë familjarë me njëri-tjetrin”.

Prej javësh, opinioni publik po zien nga diskutimet se si familjarët e deputetes Ermonela Felaj po “pushtojnë” Prokurorinë e Tiranës. Vetëm kreu i KLP-së, institucionit përgjegjës për karrierën, emërimin dhe transferimin e prokurorëve nuk kishte dijeni të plotë se po emëronte 4 “Felaj” në Akuzën e kryeqytetit.

Diçitura: Vendimi i KLP-së për transferimin e motrës së deputetes Ermonela Felaj nga prokuroria e Vlorës në prokurorinë e Tiranës

Ndërkohë që Alfred Balla jepte këtë përgjigje pa përgjigje, kolegët e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë formalizuan me vendim transferimin e Eranda Felaj nga prokuroria e Vlorës në atë të Tiranës. Kjo histori “familjare” përbën shembullin më ulëritës se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në një godinë për plotësim qokash për politikanë e njerëz me pushtet.

Lexo: Krijoi ‘dinastinë Felaj’ në prokurorinë e Tiranës, Ermonela: Jam krenare…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

The post Historia e plotë/ Rasti “Felaj” shkërmoqi ëndrrën e “Drejtësisë së re” appeared first on 27.

Të Lidhura

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

nga 27
08:33 | 28/04/2026
0

Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gjeti rritje domethënëse të korrupsionit me lejet e ndërtimit në Shqipëri....

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:29 | 28/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor sot, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

nga 27
07:45 | 28/04/2026
0

DashiKëto ditë ndjeni një dëshirë të fortë për t’iu kundërvënë kujtdo që vë në dyshim aftësitë tuaja. Megjithatë, është e...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

nga 27
07:37 | 28/04/2026
0

DashiKëto ditë ndjeni një dëshirë të fortë për t’iu kundërvënë kujtdo që vë në dyshim aftësitë tuaja. Megjithatë, është e...

Para
Asgjë nuk ka qenë… –

Asgjë nuk ka qenë... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

08:33 | 28/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:29 | 28/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:45 | 28/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:37 | 28/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:37 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 28 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com