KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë –

16:39 | 03/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 6 vota pro dhe 3 kundër transferimin në Prokurorinë e Tiranës të prokurores Eranda Felaj, edhe pse anëtarët në pakicë e konsideruan këtë një situatë të konfliktit të interesit dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.

Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda.

Votimi për transferimin e Felajt u parapri nga diskutime mes anëtarëve të KLP-së për shkak të mbledhjes në të njëjtën prokurori të katër familjarëve të ngushtë të deputetes Felaj.
Anëtarja Nurihan Seiti tha se Këshilli “duhet të jetë i ndjeshëm ndaj ndjeshmërisë së kësaj situate”.

“Ndryshe nuk jemi në funksion të ligjit,” vërejti Seiti dhe kërkoi që Këshilli të kujdeset për besimin e publikut, që të mos duket sikur nuk ka ndryshuar asnjë gjë krahasuar me prokurorinë e mëparshme që ishte organ i centralizuar. Ajo kërkoi kohë për trajtimin e transferimit të Felajt, duke sugjeruar që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje.

Zëvendëskryetari Tartar Baze ndërhyri duke konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese dërgohen për interpretim vetëm ato pjesë të legjislacionit që janë të paqarta. Ndërsa Mandro propozoi që të bëhet studim për të evidentuar nëse ka raste të ngjashme dhe se çfarë impakti kanë sjellë në funksionimin e prokurorisë. Ajo vërejti se KLP nuk ka ende një rregullore që të përcaktojë situatat e papajtueshmërisë ambjentale, megjithëse ligji e detyron të hartojë një të tillë.

Anëtari Bujar Sheshi evidentoi se Gjykata Kushtetuse e kishte shfyqizuar nenin e mëparshëm, duke e konsideruar si pengesë për zhvillimin e karrierës dhe se më vonë, në vitin 2019, Kuvendi kishte miratuar ndryshimet përkatëse.

Në vijim paraqiti mendimin e tij edhe anëtari Sokol Stojani. Sipas tij, një prej qëllimeve të reformës në drejtësi ishte edhe goditja e burokracive dhe situatave të tilla.
“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai dhe shtoi se ishte mirë që po trajtohej kjo situatë, pasi në këtë mënyrë mund t’i tërhiqej vëmendja edhe ligjvënësit.
“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal’”, solli Stojani në vëmendje të Këshillit skeçin humoristik të mirënjohur të estradës shkodrane.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës,” vijoi ai.

Ndërsa anëtarja Riza u shpreh se nuk dihej nëse kjo çështje do të diskutohej kaq shumë, po të mos ishte mbiemri në fjalë. Por menjëherë ndërhyri Seiti, e cila i kërkoi të mos e ngatërronte situatën me mbiemra. Sipas kësaj të fundit, i rëndësishëm është fakti se janë persona me lidhje familjare në një institucion.

Anëtarja Bogdani tha se do të kishte qenë më mirë që projektakti për transferimin e prokuores Eranda Felaj të pezullohej. Ajo theksoi se shqetësohej për besimin e publikut tek Këshilli dhe solli në vëmendje se një pjesë e magjistratëve janë shkarkuar pikërisht për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Por pavarësisht shqetësimeve të ngritura në Këshill, kreu i KLP-së, Alfred Balla deklaroi thuajse në të njëjtën kohë gjatë raportimit të tij në Kuvend, se “ne i lidhte emrat e prokurorëve me deputetë”.

“Neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale. Duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj, i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit që e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë,” tha Balla.

Lidhur me këtë situatë pati replika të hënën mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetëve të tjerë të opozitës dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista,” tha Felaj.

Katër familjarët e deputetes socialiste u transferuan në Prokurorinë e Tiranës brenda katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj. /BIRN/

Read more

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Të Lidhura

nga 27
22:00 | 26/04/2026
0

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë...

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

nga 27
21:50 | 26/04/2026
0

Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën...

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

nga 27
21:42 | 26/04/2026
0

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, i cili u vra sot Lezhë bashkë me të shoqen, ka...

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

nga 27
21:32 | 26/04/2026
0

Çifti që shikoni në foto janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan sot nga një atentat më armë...

Para
I dehuri tenton të hapë derën e avionit, mjeti fluturues ndërpret fluturimin –

I dehuri tenton të hapë derën e avionit, mjeti fluturues ndërpret fluturimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

22:00 | 26/04/2026
Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

21:50 | 26/04/2026
Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

21:32 | 26/04/2026
Duhet egërsi nga të gjithë –

Duhet egërsi nga të gjithë –

21:20 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –
  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –
  • Duhet egërsi nga të gjithë –
  • Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com