Shpëtim Idrizi: Çamët i vranë dhe po i rivret ky soj i pacipë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Çamët i vranë dhe po i rivret ky soj i pacipë

14:52 | 11/10/2016
në Shqiperi
0
CAMET NE TUBIM - Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur ne nje tubim paqesor prane Piramides, te organizuar nga Shoqata Cameria, gjate vizites se Presidentit grek, Karolos Papoulias, ne Tirane.

CAMET NE TUBIM - Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur ne nje tubim paqesor prane Piramides, te organizuar nga Shoqata Cameria, gjate vizites se Presidentit grek, Karolos Papoulias, ne Tirane.

I vetmi zyrtar i lartë shqiptar që reaguar për letrën “kërcënuese” të ministrit të jashtëm Nikos Kotzias ndaj komisionerit Johanes Hahn, ka qenë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi.

Ai shprehet se nuk do të ketë shuarje të Çështjes Çame sa të ketë, bij, nipër dhe stërnipër të Çamërisë. Ne reagimin e tij publik Shpëtim Idrizi kujton genocidin mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë dhe faktin që nuk mund të lahet krimi makbethian më pohime të gënjeshtra.

Më poshtë deklarata e plotë e nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kam ndjekur me habi deklaratën aspak diplomatike të kryediplomatit të Athinës komisionerit Hahn dhe refuzoja të besoja që një gjuhë e tillë e mbushur plot më sharje, kërcënime e pohime flagrante të shkeljeve të drejtave të njeriut, ishin pjesë e një letre zyrtare që përfaqësuesi i diplomacisë së një vendi antar i Bashkimit Europian i drejtonte Komisionerit për Zgjerim, Johanes Hahn.

Jam i bindur që komisioneri nuk ka as nevojë dhe as pritshmëri që ne të shkruajmë kundërpërgjigje për shkresa të tilla, të denja për një pasardhës të Napoleon Zervës dhe jo të një ministri shteti anëtar të BE-së, por “Unë jam shqiptar i Çamërisë dhe jam Europian”, ndaj kam detyrimin t’i përgjigjem arrogancës dhe arbitraritetit të fqinjit tim, që vazhdon të lajë duart e gjakosura nga krimi i Makbethit.

Kotzias deklaron se Greqia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë Çëshjen Çame. 

Cilin kapitull nuk njeh, atë të shpërnguljes me dhunë të 90% të popullsisë shqiptare të Çamërisë? Të ekzekutimit e torturimit mes tyre të mbi 20% burrave, grave dhe fëmijëve, që renditet si një masakër e lemerishme e një akt i pastër gjenocidial. 

Kjo do të thotë që xhelati ka duart e pastra dhe se së bashku me qeverinë e djeshme dhe të sotme greke keni vendosur t’ja lani e t’ja terrni duart me gjak? 

A e mohoni dot që ky është akt gjenocidi dhe shkelje e të drejtave të njeriut dhe Europa ka lindur mbi këtë themel juridik e shpirtëror?

Apo akoma më tepër vrasjet makabre në Follorinë, Kostur, Panarit, Borsh, e kudo ku ka shkelur ushtria greke? 
Apo presionin dhe dhunën e ushtruar ndaj vëllezërve tanë shqiptarë që mbijetuan në Greqi pse i përkisnin një besimi tjetër, por me kushtin që të mos deklaronin botërisht kombësinë e tyre, që nuk u lejohet edhe sot?

Cilin kapitull nuk njihni atë të shpërnguljes me dhunë, të heqjes së nënshtetësisë, prerjes së rrënjëve të një breznie të tërë popullate çame. 

A e dini që unë sot nuk kam të njëjtën shtetësi me gjyshin tim, nuk kam shtëpinë dhe tokën e babës sim, dhe kjo është shkelje flagrante e të drejtave të individit?

Më së fundi ku e gjen kurajon të tregosh historinë europiane sipas tekës e shtrëngimit politik të fundit zoti ministër? 

Ku ta çoj gjakun e të parëve të mi që luftuan si antifashistë dhe u ekzekutuan nga kolonitë ndëshkimore Zerviste, për t’u vrarë e rivrarë nga një soj i pacipë që edhe sot e vesh krimin me pushtet dhe viktimat i lënë pa varr.

Ju kam deklaruar një herë, njëqind herë, njëmijë herë… Çëshja Çame do të ekzistojë, derisa të ketë jetë e frymë dhe shqiptari i fundit, nip e stërnip Çamërie. 

Këtij krimi nuk i fshiheni dot me kërcënime e gjuhë vulgare. Ne jemi shqiptarë të Çamërisë, jemi Europianë dhe si të tillë do të sillemi, por më besoni dhe kjo është besë shqiptari: Kthim mbrapa kjo çështje nuk ka!

Dalja mbrëmë e njoftimit te letrës (por jo përmbajtja e letrës), që ministri i Jashtëm, Kotzias i nisi komisionerit Hahn, u bë në vigjilje të vizitës së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në Greqi, si për të kompleksuar vizitën. 

Unë uroj dhe jam besimplotë që zoti Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, së bashku me delegacionin shumë ngjyrësh që e shoqëron të mbajë qëndrime të qarta për Çëshjen Çame si detyrim i Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë dhe në vijimësi të qëndrimit të tij në Athinë në vitin 2001 në cilësinë e Kryeministrit.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bilanci i përmbytjeve, dëme materiale në bagëti dhe bujqësi

Bilanci i përmbytjeve, dëme materiale në bagëti dhe bujqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com