Kompania Shell shkel premtimin, vazhdon tregtimin e gazit rus – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania Shell shkel premtimin, vazhdon tregtimin e gazit rus –

15:48 | 02/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin rus, më shumë se një vit pasi u zotua se do të tërhiqej nga tregu rus i energjisë.Sipas analizës nga grupi Global Witness, kompania ishte e përfshirë në gati një të tetën e eksporteve të gazit rus të transportuar nga anijet gjatë vitit 2022. Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Shell-in për pranimin e “parave të gjakut”.

Shell tha se eksportet e raportuara ishin rezultat i “angazhimeve kontraktuale afatgjata” dhe nuk përbëjnë shkelje të ligjeve apo sanksioneve, raporton transmetuesi publik britanik, BBC. Deri më 9 maj, një cisternë e madhe, që mund të transportojë më shumë se 160.000 metra kub gaz i lëngshëm natyror, u nis nga porti i Sabettas, në veri të Rusisë. Kjo ngarkesë u ble nga Shell para se të nisej për në destinacionin e saj përfundimtar, Hong Kong. Kjo është një nga tetë ngarkesat me gaz të lëngshëm natyror që Shell i ka blerë nga Yamal këtë vit, sipas të dhënave nga baza e të dhënave Kpler, të analizuara nga Global Witness. Vitin e kaluar Shell përbënte 12 për qind të tregtisë për gazin të lëngshëm natyror, llogarit Global Witness, dhe ishte ndër pesë tregtarët kryesorë të këtij gazi me origjinë ruse gjatë atij viti. Në mars të vitit 2022, në javët pas pushtimit të Ukrainës, Shell kërkoi falje për blerjen e një ngarkese me naftë ruse dhe tha se synonte të tërhiqej nga nafta dhe gazi rus. Kjo kompani tha se do ta ndalonte blerjen e naftës ruse, do të shiste stacionet e saj të shërbimit dhe biznese të tjera në Rusi, gjë që e ka bërë. Ajo ka mbyllur edhe ndërmarrjet e saj të përbashkëta me gjigantin shtetëror rus të energjisë, Gazprom. Shell tha se do të fillonte të tërhiqej nga produktet ruse të naftës dhe gazit, por paralajmëroi se kjo do të ishte një “sfidë komplekse”.

Që atëherë, Shell ka vazhduar të marrë ngarkesa me gaz të lëngshëm natyror nga dy porte ruse, ai në Yamal dhe ai në Sakhal.

Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, tha se “”është shumë e thjeshtë: duke vazhduar tregtimin e gazit rus, Shell po fut para në xhepat e Putinit dhe po ndihmon për ta financuar agresionin brutal të Rusisë kundër popullit të Ukrainës”.

Një zëdhënës i Shell tha se “ekziston një dilemë mes ushtrimit të presionit mbi qeverinë ruse për mizoritë e saj në Ukrainë dhe sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme të energjisë. U takon qeverive të vendosin për kompromiset tepër të vështira që duhet të bëhen”.

Shell është tregtari më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror që nuk është sanksionuar në Evropë, duke nxitur kështu miliarda dollarë fitime nga tregtimi i naftës dhe gazit gjatë vitit të kaluar. Rusia reduktoi ndjeshëm furnizimet e saj të gazit përmes tubacioneve vitin e kaluar, por ka rritur sasinë e gazit që furnizon me anije, përfshirë në Evropë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka importuar aspak gaz rus për më shumë se një vit, ndërsa politikanët e BE-së po përpiqen ta zvogëlojnë sasinë e gazit të lëngshëm natyror rus që importon i gjithë blloku evropian./REL

Read more

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –

Të Lidhura

nga 27
12:30 | 11/06/2026
0

Për herë të parë në historinë e botërorëve, Kupa e Botës 2026 do të nisë me tri ceremoni të ndryshme...

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

nga 27
12:26 | 11/06/2026
0

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe thirrje nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar...

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

nga 27
12:20 | 11/06/2026
0

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e Yrshekut, ku trafiku është kthyer në...

Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –

Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –

nga 27
11:58 | 11/06/2026
0

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga një nga fjalimet e kryeministrit Edi...

Para
Kryebashkiaku anglez qe fshehu vizitën erdhi në Tiranë për Portin e Durrësit –

Kryebashkiaku anglez qe fshehu vizitën erdhi në Tiranë për Portin e Durrësit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

12:30 | 11/06/2026
Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

12:26 | 11/06/2026
Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

12:20 | 11/06/2026
Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –

Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –

11:58 | 11/06/2026
Në Shqipëri lindëm dhe për Shqipërinë vdesim! Kurrë nuk e falim, kurrë nuk e shesim –

11:44 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –
  • Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –
  • Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –
  • Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –
  • Në Shqipëri lindëm dhe për Shqipërinë vdesim! Kurrë nuk e falim, kurrë nuk e shesim –
  • Unë erdha, u krye! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –
  • Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com