Dy anije me emigrantë janë mbytur pranë Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 35 personave.
Lajmi bëhet me dije nga mediat turke.
Anijet ishin drejtuar drejt Greqisë.
Agjencitë Anadolu dhe Dogan kanë raportuar për 24 njerëz të vdekur pranë ishullit grek, Lesbos.
Dogan ka thënë se 11 njerëz të tjerë kanë vdekur në një incident më në jug, pranë provincës Izmir të Turqisë.
Vetëm këtë vit, kanë vdekur të paktën 374 emigrantë, në rrugën e tyre për në Evropë.