Gropa e koncesioneve, 108 MLN Euro u paguan në 2022, “Rruga e Arbrit” mban rekord – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gropa e koncesioneve, 108 MLN Euro u paguan në 2022, “Rruga e Arbrit” mban rekord –

15:13 | 26/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Aferat e koncesioneve vazhdojnë të gërryejnë xhepat e qytetarëve shqiptarë. Në relacion e buxhetit faktit për vitin 2022, të publikuar nga Ministria e Financave, rezulton se në vitin e shkuar 108 milionë euro kanë shkruar për kontratat e PPP-ve.  Këto para kanë shkuar për pagesën e 11 kontratave koncesionare, kur disa prej tyre po zvarritën prej vitesh.

“Për vitin 2022 janë 11 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Për të gjitha kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore janë realizuar pagesa faktike. Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2022, sipas planit vjetor të ndryshuar, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, rezultojnë rreth 12.71 miliardë lekë. Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë ose 99.5% e planit vjetor 2022, të ndryshuar”, thuhet në relacionin e buxhetit.

Me këto fonde pasurohen oligarkët, ndërsa qytetarët nuk marrin shërbimin që meritojnë. Shumica e parave shkojnë për punbë të pakryera e të papërfunduara.

Referuar tabelës së publikuar në raportin e buxhetit faktik shohim se janë 11 kontrata të cilat janë paguar me miliarda lekë vetëm përgjatë viti 2022. Kështu ka vazhduar pagesa e lartë për inceneratorët e Fierit dhe atë të Tiranës. Gjithashtu nuk mbeten pas koncesionet e infrastrukturës rrugore, ku ndër to përmendim kontratën për “Rrugën e Arbrit”.

Shpenzimet për Rrugën e Arbrit

“Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, është një koncesion që ka startuar fillimisht në vitin 2018, me lidhjen e kontratës koncesionare me afat 13 vite mes qeverisë dhe kompanisë private “Gjoka Konstruksion”. Ndërkohë, në 2019 nisën punimet me premtimin se do të përfundonin brenda vitit 2022. Por, ende e kësaj dite ARRSH vazhdon të japë para shpenzime ekstra për punimet e pambyllura.

Ndërkaq sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për vitin 2022 janë paguar 2.9 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për këtë koncesionar.

Kujtojmë këtu miliardat që janë derdhur edhe në dy vitet e shkuara. Konkretisht, që prej vitit 2019 kur është bërë pagesa e parë e deri në fund të vitit 2022, janë paguar për këtë rrugë nga taksat e qytetarëve dhe bizneseve shqiptare 10,5 miliardë lekë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Pra, minimumi në çdo vit për këtë koncesionar jepen më shumë se 3 miliardë lekë. Jemi ende në katër vitet e parë, ndërsa janë përpara edhe 9 vite të tjera.

Kështu, deri në fund 2022, koncesionari i Rrugës së Arbrit rezulton të ketë marrë 13 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro. Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit.

Është koha që ministrja Balluku, kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj të japin llogari pse shpenzimet për këtë rrugë e tejkalojnë planin e kontratës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt… –

Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –

Nuk mund të jesh pjesë e BE-së pa përmbushur kriteret –

FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit –

Të Lidhura

nga 27
12:10 | 19/04/2026
0

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo...

Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –

Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –

nga 27
11:56 | 19/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze, Sciences Po, ku në...

Nuk mund të jesh pjesë e BE-së pa përmbushur kriteret –

Nuk mund të jesh pjesë e BE-së pa përmbushur kriteret –

nga 27
11:26 | 19/04/2026
0

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos ka dalë kategorisht kundër iniciativës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit...

FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit –

FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit –

nga 27
11:24 | 19/04/2026
0

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të promovojë vlerat e sportit gjithëpërfshirës, duke mirëpritur zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit,...

Para
Alma K. “provokon” me simbolin në kapelen e saj –

Alma K. "provokon" me simbolin në kapelen e saj -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt… –

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt… –

12:10 | 19/04/2026
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –

Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –

11:56 | 19/04/2026
Nuk mund të jesh pjesë e BE-së pa përmbushur kriteret –

Nuk mund të jesh pjesë e BE-së pa përmbushur kriteret –

11:26 | 19/04/2026
FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit –

FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit –

11:24 | 19/04/2026
Zjarri në pallat nuk ka lidhje me ndërtimin –

11:16 | 19/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt… –
  • Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –
  • Nuk mund të jesh pjesë e BE-së pa përmbushur kriteret –
  • FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit –
  • Zjarri në pallat nuk ka lidhje me ndërtimin –
  • Ushtronin prostitucion në apartamente me qira, arrestohen 3 shtetase të huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt… –
  • Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për integrimin në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com