A është kjo udhëtarja më e re në botë? Nëna merr fëmijën e saj 10-javësh me vete në mbarë botën. Prindërit, Karen dhe Shaun, kaluan pushimin e lehonisë duke udhëtuar me Esme, vajzën e tyre të vogël. Familjet e tyre menduan se ata kishin lajthitur kur i zbuluan planet për të udhëtuar direkt pas lindjes, por çifti e vuri në jetë planin duke e kthyer lindjen në një aventurë të vërtetë. Ata udhëtuan në disa vende përfshirë Irlandë, Singapor dhe Indonezi
Shumica e njerëzve nuk e marrin ndonjëherë në konsideratë që të paketojnë rrobat dhe të udhëtojnë nëpër botë, e lëre pastaj që ta bëjnë këtë me një fëmijë 10-javësh. Por Karen Edëards, 31vjeçe, dhe partneri i saj, Shaun Bayes, nga Londra hipën në një avion kur vajza e tyre ende nuk ishte tre muajsh. Atya udhëtuan në të gjithë botën Azi, Australi dhe Zelandën e Re, për 10 muaj, gjatë kohës që kishin marrë pushimet nga puna.