Një deputet kërkon të të heqë të drejtën pa gjyq – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një deputet kërkon të të heqë të drejtën pa gjyq –

17:38 | 22/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në televizionin shqiptar “News24”, foli për çështjen për Akademinë e Shkencave dhe qëndrimin e deputetit të PS, Petro Koçi lidhur me projektligjin për akademinë.

Debati në distancë nisi pasi deputeti Koçi në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë në Komisionin e Medias, kërkoi që akademiku Fuga të mos jetë prezent në mbledhjen e radhës.

Gjatë kësaj bisedë në studio, akademiku Fuga tha se deputeti Koçi dhe deputeti Ismet Beqiraj po tentojnë të shkelin ligjin dhe se nuk japin asnjë argument në favor të çështjes.

Ndër të tjera u shpreh se deputetët nuk kanë bërë asnjë konsultim dhe asnjë mbledhje të hapur për të ndarë qëndrimet pro dhe kundër në publik për këtë çështje.

“Në pr.ligjin që kanë propozuar deputeti Petro Koçi dhe deputeti Ismet Beqiraj, kërkon të bëhet një ndryshim. Ky pr.ligj që unë kundërshtoj ka të bëjë me faktin që; Kryesia e Akademisë së Shkencave të ketë mundësi që pas një mandati, të kandidojë për të marrë një mandat të dytë. Ligji i tanishëm nuk e lejon. Ky pr.ligj i deputetëve kërkon që të heqin mundësinë që edhe pas moshës 75-vjeç të jesh i përfshirë në këtë moshë. Kur bëhet një amendament i një projektligji bëhet për ta përmirësuar. Unë i kam hyrë anës procedurale dhe dje ishte një mbledhje për të vendosur agjendës e Komisionit në javën që vjen. Në mbledhjen e djeshme zoti Koçi tha që në mbledhjen e ardhshme zoti, Fuga të mos vijë”, u shpreh akademiku Fuga.

Më tej Fuga shtoi se më shqetësuese në atë mbledhje ishte mendësia që u shfaq, pasi sipas tij, u pa qartë që një deputet po kërkonte t’i heqë të drejtën një akademiku pa gjyq.

“Mua më intereson mendësia përjashtues që u shfaq. Si është e mundur që një deputet kërkon t’i heqë të drejtën pa gjyq një akademiku, lerë pastaj një qytetari. Këta deputetë ndoshta nuk duan që të ketë një ballafaqim, apo ndoshta e quajnë një kohë të humbur diskutimin për atë që ata e kanë vendosur. Pika kulminante arriti dje. Unë pyes, këta dy deputetë, me cilin janë konsultuar për të arritur në ato propozime ligjore që propozojnë, pasi relacioni i tyre nuk ka asnjë gjurmë të konsultimeve. Këtë e kërkon ligji. Unë kam katër muaj që them hajde të diskutojmë në publik, të vij unë në Kuvend të diskutojmë. Në gazetari thuhet që duhen dëgjuar të gjitha palët. Një projektligj kërkon të marrësh një ekspert , duhet të bëhen edhe diskutime krahasuese.

Projektligji i zotit Koçi dhe Beqiraj nuk mund të kalojë, ka disa argumente që nuk i dinë sepse ato nuk janë thelluar. Unë do të propozoj rrugë të tjera alternativa shumë të mira për të përmirësuar rrugën ligjore të Akademisë së Shkencave, për edukimin e rinisë, me dije, me shkencën dhe jo të merret një deputet me mendime të tilla, jo 74-vjeç apo 75-vjeç, është banalizim”, tha ndër të tjera Fuga./BW

Read more

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Mos jepni të dhëna personale –

Të Lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

nga 27
15:48 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:52 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

14:46 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

nga 27
14:42 | 14/03/2026
0

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Para
Nxirrni dy-tre deputetë dhe talleni me fermerët –

Nxirrni dy-tre deputetë dhe talleni me fermerët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com