Rektorja dhe pedagogia në Shkodër që i “ndihmojnë të gjithë”, ja sa paguhen për një provim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rektorja dhe pedagogia në Shkodër që i “ndihmojnë të gjithë”, ja sa paguhen për një provim –

22:10 | 21/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Parregullsitë në arsimin shqiptar nuk kanë fund, me pedagoget dhe rektoret që ndihmojnë në mënyrë ilegale, kundrejt pagesave të majme, nxënësit “modestë”, për të kaluar provimet e tyre me sukses.

Emisioni “Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi.

Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin.

“Gjithë studentët janë të bindur që provimi është bërë për 5 askush nuk ka qenë ngelës me aq sa janë të bindur në vete dhe del mbrapa që 110 studentë nga 120 janë ngelës. Shumica nuk bënë zë sepse dihet fuqia që kanë.

Njëra është vetë drejtorja e universitetit dhe e vetmja mënyrë që shumica sot duan t’u zgjidhet që të paktën të marrin një 5 në provim është pagesa. Minimalja që duhet të çosh tek vetë drejtorja është 150 Euro. Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi do të jenë ngelësa”, u shpreh denoncuesi.

Në këtë universitet ka studentë që  nuk kanë arritur të diplomohen vetëm për shkak të kësaj lënde.

“Ka raste specifike që i është djegur diploma për shkak të këtij provimi. Nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesën, i është djegur komplet diploma”, tha denoncuesi.

Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjekësore, libër me autorësinë e dy pedagogeve.

Ai është i vështirë për t’u deshifruar pasi fjalët janë të ngjitura dhe studentët janë detyruar ta paguajnë 55 mijë Lekë të vjetra.

“Problematikat fillojnë që nga libri të cilin na e kanë sjellë zonjat në fjalë. Në moment që kemi shprehur problematikat për librin na kanë thënë që deshifrojeni. Libri i ka të gjitha fjalët e ngjeshura dhe nuk mbajnë asnjëra përgjegjësi.

Studentët që shprehëm pakënaqësi, filluan të tallen më tepër. Duhet të bëjmë zbërthimin e fjalëve dhe 3 orë për të mësuar leksionin. Kur dalin studentët ngelësa, faji u ngelet studentëve ama duke filluar që nga libri besoj se është dështim i profesoreshave në fjalë”, tha denoncuesi.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Stop” vë në provë pretendimet e studentëve dhe u jep pedagogeve Suzana Golemi dhe Donalda Laçej 150 Euro në zyrën e rektores.

Në këmbim “studenti” ynë ia del ta marrë provimin problematik.

Studenti: Atëherë, e edhe ju besoj e kuptoni situatën, që jam…

Rektorja Suzana Golemi: Se ti kërkove testin! Apo deshe me na taku nëpërmjet testit? Hahah… Ça ke ba?

Studenti: Në mënyrë sa më shoqërore, e kuptoj edhe ku jam, një 5.

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo të lutem!

Studenti: Nuk du as ju, që…

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo, absolutisht! Më vjen keq, se ne ndihmojmë gjithkënd.

Studenti: Atëherë, kaq kam mundësi!

Rektorja Suzana Golemi: Nuk a punë mundësie, se ne tan i nimojmë, kshuqë edhe ty të ndihmojmë.

Studenti: Qoftë dhe një 5-së! Pak janë!

Rektorja Suzana Golemi: Të lutem! Ça janë këto muhabete, a ke mundësi me i marrë? (fut zarfin nga ana e saj)

Studenti: Kaq është mundësia.

Rektorja Suzana Golemi: Veje aty, që ta ndryshojmë! Mos të harrojmë dhe degët e tjera! Tu priftë e mara!

Studenti: Ndryshohet në sistem, apo?

Rektorja Suzana Golemi: Po, po te po i bajmë të tana.

Studenti: Shumë faleminders!

“Stop” ka siguruar një tjetër dëshmi. Një tjetër student është detyruar të paguajë pedagogen Donalda Laçej.

“Shih i kam shkruajtur në ËhatsApp, i kam thënë profesoreshë dua të takohem pak me ty nëse mundem. Ok ka thënë. Se ja ka marrë mendja. Mbrapa kemi caktuar vendin dhe orën. Atë ditë më tha s’mundem se ishte vonë. E lamë për një ditë tjetër.

Edhe ok, super, erdhi orari. Ika atje, i kisha futur lekët në zarf edhe shkruajtur emrin. Atëherë u takova, e përshëndeta, më tha shpejt se s’kam kohë, kishte gjet një vend ku nuk kishte asnjë njeri për me u siguruar. Hymë në një klasë edhe i thashë zyshë nuk kam mundur me e marrë provimin se nuk di më shumë në biokimi. I thashë a mundesh të më ndihmosh.

Po tha pa merak. Kur të jetë provimi rri në bankë të parë plus më thuaj edhe njëherë që të mos harroj. Ok i thashë. Në fund i thashë, ok zyshë faleminderit shumë, këtu kam një dhuratë të vogël. Jo jo tha s’ke pse. S’ke pse me u harxhuar.

Për qejf i thashë unë dua me ti dhënë vetë si dhuratë. Ok tha faleminderit shumë s’ke pse me u harxhuar e i mori dhe në fund u largova. Ajo më shumë kishte frikë se mos e gjente ndonjë njeri. Pak kishte frikë, por bënte si engjëll.

S’i dua, s’i dua thoshte. Se sigurohet që të mos regjistrohet me audio se s’është budalle. Kot nuk është pedagoge, e siguron veten mirë”, thuhet në dëshminë tjetër të siguruar nga “Stop”./tvklan.al

Read more

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

Të Lidhura

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

nga 27
15:30 | 03/06/2026
0

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Para
‘Nga 12 herë seks në ditë te ndarja’, historia e Icardit dhe Uanda Narës –

‘Nga 12 herë seks në ditë te ndarja’, historia e Icardit dhe Uanda Narës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com