Deputeti demokrat Ervin Salianji, duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, tha se ka një tentativë për të marrë peng këtë parti, veprim ky që i shërben regjimit të Edi Ramës.
Në Panorama Tv, Salianji tha se po punohet për ta bërë PD-në një parti në shërbim të një personi të vetëm.
Referuar mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Salianji tha se ka parë individë që kanë dhënë kontribute në PD, sikundër ka parë edhe individë që nuk i kishte parë asnjëherë më parë, apo që të kenë qenë pjesë e kësaj partie.
Deputeti demokrat tha se 14 maji tregoi se edhe në ditën më të keqe, PD mbledh 500 mijë votues. “Ka një pengmarrje të PD-së për interesa të regjimit dhe regjimi nuk po na jep të drejtën të shprehim mendimin tonë”, tha deputeti Salianji.