Rritet zemërimi i palestinezëve në kampet e refugjatëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet zemërimi i palestinezëve në kampet e refugjatëve –

19:04 | 21/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Rreth 900 mijë palestinezë, që jetojnë në Bregun Perëndimor cilësohen si refugjatë. Ata janë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në atë që u bë shteti i Izraelit në vitin 1948. Rreth një e katërta e tyre jetojnë në kampe refugjatësh që janë të mbipopulluara, të varfra dhe shpesh kanë qenë skenë e përplasjeve me ushtarët izraelitë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës vizitoi kampin e refugjatëve Balata në veri të Bregut Perëndimor.

Në një nga rrugicat e ngushta të kampit të refugjatëve Balata, Umm Riyad Abu Shalal, nëna e udhëheqësit militant palestinez Abdullah Abu Shalal qëndron në rrënojat e shtëpisë së saj.

“Herën e parë që ushtarët izraelitë erdhën për ta arrestuar atë, qëlluan në drejtim të dritareve dhe derës, por ai arriti të largohej. Herën e dytë, shkatërruan shtëpinë, por ai përsëri arriti të largohej. Por për shkak se ata shkatërruan shtëpinë, tani e gjithë familja prej nëntë anëtarësh nuk ka ku të rrijë”, thotë Umm Riyad Abu Shalal, banore e kampit të refugjatëve në Balata.

Ndërsa nëna e Abu Shalalit rrëfen bastisjen izraelite të dy javëve më parë, të rinjtë fillojnë të vrapojnë nëpër rrugica pas përhapjes së lajmit se trupa speciale izraelite kishin hyrë përsëri në kamp.

Njëmbëdhjetë militantë nga Brigada e Martirëve Al Aksa në Balata janë vrarë në muajt e fundit gjatë përplasjeve me ushtarët izraelitë, shpjegon një nga udhëheqësit politikë të kampit, mes të shtënash me armë zjarri. Për shkak të përplasjeve u shënua një tjetër viktimë, një palestinez 19 vjeçar që banorët thonë se nuk ishte i armatosur.

“Përplasjet i nisin ushtarët izraelitë. Ne thjesht duam lirinë tonë. Banorët e kampit thjesht duan të jetojnë si gjithë të tjerët. Po thuajse çdo ditë ushtria izraelite vjen këtu për të arrestuar burrat që janë shpallur në kërkim”, thotë Mohammed Tirawi , udhëheqës politik në kampin Balata.

Ushtria izraelite pretendon se ndaj saj u përdorën mjete shpërthyese dhe armë, ndaj u kundërpërgjigj duke hapur zjarr, e për pasojë duke lënë disa të plagosur.

Balata është kampi më i madh i refugjatëve në Bregun Perëndimor. Aty jetojnë rreth 30 mijë palestinezë. Njësoj si kampet e tjera të refugjatëve në Bregun Perëndimor, kampi drejtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila po përballet me sfida të shumta si pasojë e rënies së donacioneve.

Së fundmi, u shënua një grevë 4 mujore, për shkak të së cilës u ndërprenë të gjitha shërbimet në kamp, përfshirë arsimimi dhe shërbimi ambulator.

“Nuk e mbështes dhunën, por kjo situatë duhet të ndryshojë. Është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në shpërthim të dhunës. Çfarë pretendohet të bëjnë këta të rinj këtu? Askush nuk shqetësohet për ne, as Autoriteti Palestienez në Ramallah as pjesa tjetër e botës”, thotë Ahmed Thoukan nga komisioni i shërbimeve në kampin Balata

Pothuajse dy te tretat e palestinezëve që jetojnë në Balata janë nën moshën 25 vjeçare. Ata thonë se duan të shohin një shtet të pavarur palestinez, por shohin se shanset për t’ia arritur kësaj dite nuk janë të shumta.

Ndaj ata i janë drejtuar armëve dhe thonë se do ta detyrojnë Izraelin dhe Autoritetin Palestinez që t’u japë të drejtat që u takojnë./VOA

Read more

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

Të Lidhura

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

nga 27
14:22 | 03/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për...

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

nga 27
13:48 | 03/06/2026
0

Kryeminstri Edi Rama është pyetur ditën e sotme për një nga kërkesat e protestuesve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas...

Para
Prezantohet edicioni i ridizajnuar i modelit më të vogël Range Rover –

Prezantohet edicioni i ridizajnuar i modelit më të vogël Range Rover -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026
S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

13:48 | 03/06/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

13:40 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –
  • Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –
  • Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com