Shpresa të mëdha në Uashington përpara vizitës zyrtare të Modit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpresa të mëdha në Uashington përpara vizitës zyrtare të Modit –

15:50 | 21/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Udhëheqësit të Indisë, Narendra Modi, po i rezervohet një pritje madhështore këtë javë nga Shtëpia e Bardhë. Ai dhe presidenti Joe Biden kanë shumë çështje për të diskutuar – duke përfshirë marrëdhëniet me Kinën, konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, shpresat janë të mëdha që Uashingtoni dhe Nju Delhi të shënojnë përparim në fusha të rëndësishme.

Udhëheqësi i Indisë po trajtohet si një burrë shteti i rëndësishëm ndërsa vjen në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore të mbushur me madhështi me ndalesa në Nju Jork, në Zyrën Ovale dhe në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Diplomati i lartë amerikan, Antony Blinken thotë se të dy vendet kanë një lidhje të veçantë. Të dyja janë gjithashtu shumë të shqetësuara për ambiciet e shtuara ushtarake të Kinës dhe India është përplasur me Kinën përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

“Ne e shohim këtë marrëdhënie si një lidhje unike mes demokracive më të vjetra dhe më të mëdha në botë, me një synim të veçantë tani për të demonstruar se qeveritë tona mund të japin dhe fuqizojnë të gjithë qytetarët tanë”.

Në tryezë janë diskutime serioze për rivalin më të fuqishëm të Indisë, Kinën; për luftën në Ukrainë dhe për partneritetet strategjike teknologjike në fushën e mbrojtjes, energjisë dhe hapësirës.

Analisti Rick Rossow thotë se nga bisedat që ka patur me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë përpara vizitës, duket se pritshmëritë janë të larta.

“Ata mendojnë se ka shumë fusha ku mund të ketë rezultate konkrete që do t’i çonin marrëdhënien në një nivel të ri. Dhe shumë prej tyre janë të përqendruara në sektorin e mbrojtje, si dhe në teknologjitë e reja kritike për zhvillimin. Mendoj se këto do të jenë dy fushat ku ndoshta do të shohim pjesën më të madhe të njoftimeve për marrëveshje”.

Të dy vendet kanë këndvështrime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme.

I dukshëm mes tyre është ngurimi i kryeministrit Narendra Modi për të dënuar Rusinë, që është burimi kryesor i naftës dhe armëve për Indinë.

“Administrata Biden ka qenë e gatshme ta injorojë ose ta anashkalojë këtë fakt. Ka shumë që thonë se India duhet të mbështesë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në rast të një pushtimi të Tajvanit – India ka shmangur çdo lloj mbështetjeje për këtë çështje, sepse India nuk do të donte të përfshihej. Pra, ka fusha ku palët kanë mendime të ndryshme, por administrata Biden është përpjekur t’i zvogëlojë këto dallime, disi, dhe të përqendrohet kryesisht në fushat ku ata pajtohen ose janë në një linjë mendimi”, thotë Aparna Pande me Institutin Hudson.

Më pas vjen çështja delikate e të drejtave të njeriut. Organizata Human Rights Watch thotë se respekti i zotit Modi për të drejtat civile dhe politike është “përkeqësuar dukshëm” vitet e fundit. Shtëpia e Bardhë thotë se të drejtat e njeriut janë gjithmonë pjesë e diskutimeve diplomatike, por a do ta trajtojë Presidenti Biden këtë temë delikate?

“Kjo është një çështje që ka shumë të ngjarë të përcillet privatisht, në prapaskenë nga presidenti. Nuk mendoj se do të përqendrohen shumë për këtë çështje, sepse ata duan të sigurohen që fushat pozitive të marrëdhënies të mos pengohen nga, ndonjë deklaratë për shqetësimet për të drejtat e njeriut në Indi. Por mendoj se kjo çështje do të transmetohet privatisht”, thotë analisti Richard Rossow me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Presidenti Biden do të organizojë një darkë shtetërore të enjten – dhe në nderim të vizitorit të tyre vegjetarian, Shtëpia e Bardhë ka sjellë një kuzhinier të famshëm i cili është i specializuar në gatimin me bazë bimore.

Read more

Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –

Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien –

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën –

Të Lidhura

nga 27
11:50 | 03/06/2026
0

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është liruar sërish nga qelia sot më 3 qershor, teksa pret ngushëllime për babanë e...

Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

nga 27
11:36 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një gjuhë të ashpër ndaj qytetarëve që protestuan kundër ndërtimeve në Zvërnec,...

Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien –

Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien –

nga 27
11:18 | 03/06/2026
0

Një investigim tronditës nga tre mediat kryesore në Belgjikë, nga gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista ‘Knack’ ka...

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën –

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën –

nga 27
11:08 | 03/06/2026
0

Ish presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të...

Para

Tre shqiptarë arratisen nga qelitë e burgut grek/ Detajet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –

Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –

11:50 | 03/06/2026
Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

11:36 | 03/06/2026
Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien –

Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien –

11:18 | 03/06/2026
Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën –

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën –

11:08 | 03/06/2026
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –

10:48 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –
  • Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –
  • Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien –
  • Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën –
  • SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –
  • Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –
  • Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com