Dy agjentë policie janë plagosur rëndë, pasi ndaj makinave të tyre janë hedhur bomba molotov.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme në Viry-Chatillon, në një nga lagjet perfierike në jug të Parisit.
Sipas të dhënave të para, agjentët po patrullonin zonën kur një grup të panjohurish i ka sulmuar duke u hedhur në çatitë e mjeteve shishet me benzinë.
Agjentët, kanë pësuar djegie të rënda, sidomos në krahë e duar dhe po mjekohen në vendin e ngjarjes pasi për shkak të kushteve të tyre është i pamundur transporti në spital.