Eva Kaili, e përfshirë në hetimin belg për “Katargate” ka paditur Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit të saj parlamentar, pasi ishte monitoruar nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega.
Komisioni po hetonte institucionalisht ekzistencën e softuer-it që monitoronte aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE-së.
Kështu kanë bërë të ditur avokatët e ish-nënkryetares së Parlamentit Evropian.
E arrestuar më 9 dhjetorin e kaluar, Kaili u lirua më 25 maj me kusht, pas një paraburgimi prej më shumë se pesë muajsh.