Orban ka kritikuar prej kohësh keqinfluencën e miliarderit hungarez 92-vjeçar në vendin e tij dhe gjetkë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban paralajmëroi se perandoria Soros, sundimi i së cilës do t’i dorëzohet pasardhësit 37-vjeçar Aleksandër, po planifikon të nxisë një tjetër krizë emigrantësh në Evropë.
Në paraqitjen e tij javore në radio, kryeministri hungarez Viktor Orban tha se ai besonte se skema e fundit e zhvendosjes së emigrantëve nga Bashkimi Evropian ishte rezultat i presionit nga djali i George Soros, Alex, i cili do të përfitojë 25 miliardë dollarë perandori financiare.
Orban, i cili ka kritikuar prej kohësh keqinfluencën e miliarderit 92-vjeçar hungarez në vendin e tij dhe gjetkë, paralajmëroi se trashëgimtari i tij mund të jetë më i pamëshirshëm në arritjen e qëllimeve të fondacioneve “Shoqëria e Hapur” në pronësi të familjes.
Marrëveshja e BE-së për migracionin, e cila u arrit në fillim të këtij muaji, u kundërshtua nga Hungaria dhe Polonia. Të dyja vendet kundërshtuan pranimin e emigrantëve që hynë në vende të tjera.
Sipas parametrave të planit, shtetet anëtare të BE-së ose do të duhet të pranojnë një numër azilkërkuesish të zhvendosur në vit, ose duhet të paguajnë 20 mijë euro për çdo emigrant të refuzuar.