Sulm me bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm me bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut –

12:47 | 17/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në orët e vona të së premtes në Mitrovicën e Veriut, konfirmuan nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani, tha se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe një tjetër afër Shkollës Teknike.

“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime, njëra afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në qytet, afër Shkollës Teknike. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime dhe policia ka qenë në veri në krye të detyrave të saj në numër të mjaftueshëm dhe të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Elshani.

Elshani tha se sa i përket komunave të tjera në veri, të shtunën situata është e qetë dhe në Leposaviq ka një numër të vogël protestuesish.

Edhe në orët e para të 16 qershorit, stacioni policor në Mitrovicë të Veriut ishte cak i një sulmi me shok-bomba. Po ashtu, me shok-bomba u sulmua edhe stacioni policor në Zveçan.

Këto sulme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./ REL

Read more

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim –

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Të Lidhura

nga 27
12:34 | 11/03/2026
0

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme...

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

nga 27
12:12 | 11/03/2026
0

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton...

12:10 | 11/03/2026
0

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton...

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

nga 27
11:52 | 11/03/2026
0

Në këto ditë të errëta për Kryeministrin Rama, kryetati i PD i vjen në “ndihmë” pa dashje apo me dashje....

Para
U arrestua në Shëngjin, del fotoja e Ardian Sufajt, rrëmbeu një person për pazare droge –

U arrestua në Shëngjin, del fotoja e Ardian Sufajt, rrëmbeu një person për pazare droge -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim –

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim –

12:34 | 11/03/2026
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

12:10 | 11/03/2026
Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

11:52 | 11/03/2026
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

11:40 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim –
  • Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

  • Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore
  • Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim –
  • Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com