Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës –

18:14 | 16/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Armand Shkullaku

Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit, pas publikimit të një videoje komprometuese, është një akt moral personal. Ai mori me vete përgjegjësinë e skandalit, duke dashur të mbyllë kështu një aferë personale, por të pashmangshme nga sfondi politik.

Gjykimi moralist për Safet Gjicin si individ, nuk ka asnjë vlerë. Ai, siç e thotë edhe vetë në tekstin e dorëheqjes, e ka kuptuar se nderi i jetës së tij u njollos.

Këtu problemi nuk është me një njeri, i cili pas kësaj do t’i vuajë personalisht dhe familjarisht, pasoja e një akti, që siç thotë dhe vetë, u krye me një mendjelehtësi të pafalshme.

Fenomeni që duhet analizuar, ka të bëjë me frymën dhe tipologjinë e të zgjedhurve nga populli, që Partia Socialiste ka instaluar në këto vite. Ky fenomen është i ndërtuar mbi filozofinë, se fuqia për të mbledhur vota është më e rëndësishme se sa integriteti dhe personaliteti i të zgjedhurit.

Ky i fundit, pasi ka fituar besimin e kreut të organizatës së Rilindjes dhe pushtetin që buron prej tij, e konsideron të kryer misionin e tij. Pushtetin e fituar falë emërimit nga shefi dhe investimit personal në fushatë, ky prototip i Rilindjes e konsideron tashmë një të drejtë të tij për ta përdorur si të dojë.

Duke lënë mënjanë skandalet e llojit Gjici në Kukës apo Shukriut në Dibër, janë me dhjetra raste ku deputetë apo kryetar bashkish të Rilindjes, janë zgjedhur përfaqësues të popullit vetëm me kriterin e garantimit të votave me çdo lloj mënyre. Blerje, kërcënime, manipulime, presione dhe çfarëdo forme tjetër jo demokratike.

Pasojë e këtij procesi, që ka shkatërruar konceptin e demokracisë përfaqësuese, është lista e gjatë e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive që janë peshkuar në rrjetën e demkriminalizimit, apo kanë përfunduar pas hekurave për korrupsion, trafik droge e krime të tjera.

Asnjëherë në historinë 33 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri, një parti politike nuk ka prodhuar figura të kriminalizuara në nivelet e larta të pushtetit, se sa Partia Socialiste. Ministra në burg e ministra nën hetim, deputetë e kryetarë bashkish, që duket se nuk do të mbarojnë kurrë përsa kohë kriteri i përzgjedhjes së tyre nuk është integriteti apo personaliteti publik e politik, por aftësia për të mbushur thesin e votave që mban Edi Ramën kryeministër.

Është e pritshme që pas Gjicit, skandalet nuk do të rreshtin. Ky stan këtë bulmet ka. Rilindja, edhe kur garoi e vetme në vitin 2019, nuk iu shmang modelit që ka krijuar dhe disa kryetarë bashkish u detyruan të lënë mandatet.

Pushteti i Edi Ramës është ngritur mbi një absurd që ai vetë e ka ushqyer për vite me radhë. Kandidatët e përzgjedhur prej tij, kanë një hendek të madh formimi e kulture me mesataren e shoqërisë që i voton. E megjithatë ata ia dalin që të zgjidhen. Kryeministri mburret me ta, me dajre, batuta e tallava, duke i trajtuar votuesit si lopë që hanë çdo gjë që u vë përpara. Për të ka rëndësi pushteti dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve. Të zgjedhurit e Ramës, kur e shndërrojnë investimin e tyre në pushtet, pavarësisht nivelit mediokër që përfaqësojnë, fillojnë të sillen si pashallarë në çifligun për të cilin ia kanë paguar taksën sulltanit. Ata nuk njohin detyrim tjetër, veç kësaj takse.

Prandaj mendojnë që tenderat mund t’ua japin kujt të duan, farefisit apo banditëve që kanë përdorur në zgjedhje, të marrin ryshfetin që u takon nga ndarja e plaçkës publike e pse jo të shijojnë dhe pak jetën me të gjitha qejfet që ua lejon pushteti dhe paraja.

Safet Gjici është një pasojë e kësaj filozofie të Rilindjes mbi demokracinë përfaqësuese, prandaj nuk është dhe nuk do të jetë i vetëm. Nuk është çudi, që si Safeti ashtu edhe safetët e tjerë përpara tij, brenda vetes janë të bindur që nuk kanë bërë asgjë që të meritonin ndëshkimin. Ata e kanë kryer detyrimin ndaj organizatës dhe përfitimet prej pushtetit i kanë konsideruar një të drejtë legjitime.

Thjesht besojnë se janë viktima të kurtheve apo rrethanave, dhe jo të modelit me të cilin Edi Rama mban në këmbë pushtetin e tij. /Lapsi.al

Read more

Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit –

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj –

Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë –

Të Lidhura

nga 27
13:33 | 17/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi në konferencën e sotme për mediat se Edi Rama nuk po mbron Mirlinda...

I dyshuar për 11 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (Emri) –

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

nga 27
13:29 | 17/02/2026
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë në orët e para të mëngjesit, ku një automjet ka përplasur për vdekje...

Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj –

nga 27
13:23 | 17/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Grupit...

Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë –

Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë –

nga 27
12:53 | 17/02/2026
0

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet kudo. Një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarë anembanë botës. E padiskutim nuk...

Para
A do jetë grupi i famshëm garues në BBVIP3?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit –

Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit –

13:33 | 17/02/2026
I dyshuar për 11 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (Emri) –

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

13:29 | 17/02/2026
Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj –

13:23 | 17/02/2026
Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë –

Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë –

12:53 | 17/02/2026
SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja –

12:41 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit –
  • Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj –
  • Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë –
  • SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja –
  • Mandati i Ballukut!? E ngarkuara e Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në zyrën e Peleshit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit –
  • Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com