Prej më shumë se 20 vitesh, televizioni “BBF” ka monopolizuar hapësirën mediatike të tregut “kabaret”. Në valët e tij janë publikuar këngët e artistëve të njohur, apo edhe anonimëve të etur për famë. Aty dëgjohen zëra brilantë, por edhe bukuroshe, të cilat nuk kanë asnjë talent muzikor, përveç etjes për të treguar format trupore.
E, megjithatë, “BBF” ka arritur që prej shumë vitesh të ketë shikues të tij besnikë, sidomos në kafenetë periferike, ku nuk bëhet shumë ndarja mes artit cilësor dhe rrymave turbo-folk, ku ndërthuren motive shqiptare, serbe, turke e bullgare.
E përgjithshmja është që “BBF” ka një aureolë si televizion i kushtuar 100 përqind muzikës. Por, përtej fasadës së ahengut, pas kuintave prej vitesh po zhvillohet një betejë e fortë për pronësinë dhe përfitimet mes aksionerëve. Të cilët, për më tëpër, janë edhe vëllezër.
Kompania “BBF” u regjistrua në Gjykatën e Tiranës në maj të vitit 2000, me aksioner vëllezërit Blendi dhe Flamur Kalivaçi. Emri i shoqërisë është i përbërë nga shkronjat nistore të pronarëve, si edhe të babait të tyre, Banush Kalivaçi, pra B.B.F.
“F-ja” e kompanisë, Flamur Kovaçi, duket i lënë pas dore nga vëllai i tij, Blendi. Prej gati 17 vitesh, mes tyre po zhvillohet një betejë e fortë gjyqësore, ku Flamuri pretendon se është përjashtuar nga çdo e drejtë vendimmarrje dhe përfitimi prej të ardhurave të televizionit, megjithëse ai vijon të jetë pronar me 50 përqind të aksioneve.
Përplasja gjyqësore mes vëllezërve Kalivaçi ka shëtitur në të gjithë shkallët e gjyqësorit. Së fundmi, Gjykata e Larta e ka rikthyer sërish në shkallët më të ulta. Në këtë vendim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka ripërsëritur të gjithë akuzat e Flamur Kalivaçit ndaj vëllait të tij, Blendit.
Janë akuza që lidhen me falsifikim dokumentash, fshehje të të ardhurash, kontrata fiktive, veprimtari e palicensuar e të tjera. Lufta brenda llojit është gjithnjë e fortë. Por, kur “lufta” bëhet mes vëllezërve, ajo është akoma edhe më e fortë.
Përplasja mes vëllezërve Kalivaçi
Në vitin 2018, Flamur Kalivaçi i drejtohet me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës, kundër vëllait të tij, Blendi Kalivaçi.
Flamuri sqaron se, së bashku me vëllain e tij Blendi Kalivaçi me vendimin nr. 3679, datë 03.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë themeluar shoqërinë tregtare “BBF” sha, me NIPT K21514004Q, e cila në objektin e saj të veprimtarisë ka “media vizive, organizim koncerte, TV, radio, prodhime audio e video etj”.
Kjo shoqëri është e regjistruar në regjistrin elektronik të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) me status aktiv dhe vazhdon të jetë një shoqëri aktive në treg, por edhe fitimprurëse.
Flamuri pretendon se, ka investuar për krijimin e kësaj shoqërie, e cila ka dy aksionar me nga 50% të aksioneve secili, aksione të të njëjtës vlerë dhe numër. Aksionari tjetër pa dëshirën e ankuesit e ka nxjerrë nga shoqëria dhe mes tyre prej 17 vitesh ka konflikte gjyqësore.
Shoqëria tregtare “BBF” sha prej 17 vitesh drejtohet vetëm nga aksionari Blendi Kalivaçi në mënyrë të kundraligjshme me vetëm 50% të vlerës së aksioneve, duke e përjashtuar ankuesin nga vendimmarrja e shoqërisë, duke i marrë vetë si të gjitha vendimet për drejtimin dhe administrimin e shoqërisë, ashtu edhe përfitimet ekonomike. Ndonëse në organet tatimore nuk deklarohet as 5% e fitimit, gjithçka bëhet në të zezë, duke bërë evazion fiskal.
Flamur Kalivaçi kallëzon gjithashtu se i vëllai i tij kryen veprimtari në kushtet e evazionit fiskal. Sipas tij, aksionari 50% i shoqërisë Blendi Kalivaçi ose administratori Fejzo Subashi, lidh kontrata me këngëtarë të ndryshëm, që kanë realizuar video-klipe që nga viti 1999 deri më sot, të cilat realizohen nga BBF, nëpërmjet studios ose siglës “Max Production”, e cila administrohet nga Blendi Kalivaçi.
Këngëtarët në kontratat që bëjnë caktojnë si menaxher të tyre Blendi Kalivaçin, në këtë rast aksionari i “BBF” sha dhe “Max Production”.
Realisht këto kontrata janë fiktive, pasi këngëtarët thjesht realizojnë video-klipet dhe paguajnë si për realizimin e video-klipeve, për minutazhin e transmetimit të tyre në “BBF Televizion” dhe “Folk Plus”, e cila kjo e fundit rezulton pa licence sipas kthim përgjigjeve të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).
Që një video-klip të realizohet ka një kosto nga 3000 deri 11.000 euro, gjë për të cilën nuk flitet fare në kontratë apo të jetë shoqëruar kjo pagesë me faturë tatimore. Edhe minutazhi i transmetimit të këtyre klipeve është reklamë dhe ka një kosto prej 1500 euro në muaj për transmetimin e një këngë apo klipi këngëtari disa herë në ditë, dhe kjo pagesë bëhet veç për “BBF Televizion” dhe për “Folk Plus”.
Për këto fakte, kallëzuesi është ankuar pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë apo Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të cilët nisën hetim tatimor në muajin mars të vitit 2015, në përfundim të cilit subjekti është dënuar me 12 milion lekë të vjetra gjobë.
Por, kallëzuesi pretendon se inspektori i hetimit Alqi Pano ka abuzuar me detyrën për shkak se, e ka njoftuar drejtorin e “BBF” sha, Fejzo Subashi, që të rregullonin dokumentacionin pasi do të hetoheshin mbi bazën e kërkesave të parashtruara nga ankuesi Flamur Kalivaçi, si dhe nuk ka kryer një hetim në lidhje me pretendimet apo provat dhe faktet.
Sipas tij, Kanali televiziv “Folk Plus” transmeton në platformat televizive “Tring” dhe “Digitalb” prej vitit 2004 dhe në vazhdim pa u regjistruar në asnjë organ shtetëror, fakt i cili konfirmohet nga shkresat kthim përgjigje nr. 2411, datë 24.11.2015 dhe nr. 2072/1, datë 24.11.2015 të AMA.
Në lidhje me këtë fakt, sipas Flamurit, AMA ka shpërdoruar hapur detyrën pasi edhe pse e konfirmon që kanali “Folk Plus” është i palicencuar, nuk e ndërpret apo bllokon transmetimin.
Sipas ankuesit shpërdorimi i detyrës nga ana e organeve tatimore, nga ana e AMA dhe nga QKB konsiston në faktin se, pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme nga ana e tij, këto organe nuk vepruan asnjëherë, pavarësisht se ai si ortak me 50% i shoqërisë nuk ka firmosur asnjëherë bilanc, por përkundrazi e ka denoncuar atë në Drejtorinë Rajonale Tatimore, e cila e ka pranuar këtë bilanc.
“I vetmi rast që u krye një hetim ishte ai i inspektorit Alqi Pano, i cili i la kohë subjektit “BBF” sha dhe e instruktoi që të rregullonte dokumentacionin. Ndërsa, QKR ka pranuar dhe i ka njohur administratorit Blendi Kalivaçi të gjitha ndryshimet që janë të vendosura në mbledhje bordi, për të cilat ankuesi si aksionar asnjëherë nuk i ka firmosur”, thotë Flamur Kalivaçi në kallëzim.
Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e hetimit, pasi, sipas saj, nuk konstatohen elementë të veprave penale “Shpërdorimit të detyrës”, “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore” dhe “Fshehjes së të ardhurave”.
Shesh-beteja në gjykatë
Kallëzuesi Flamur Kalivaçi nuk është dakord me vendimin e prokurorisë dhe dorëzon ankim në Gjykatën e Tiranës.
Kjo e fundit, në Dhjetor të vitit 2018 i jep të drejtë kallëzuesit, duke urdhëruar prokurorinë që të zhvillojë hetime mbi faktet e pretenduara nga Flamur Kalivaçi.
Prokuroria nuk është dakord me këtë vendim gjyqësor dhe ankohet në Gjykatën e Apelit. Trupa gjykuese e shkallës së dytë i jep të drejtë prokurorisë, duke vendosur se kallëzimi nuk kishte elementë që të nxisnin nisjen e hetimeve.
Kallëzuesi Flamur Kalivaçi i drejtohet Gjykatës së Lartë. Për shkak se kjo gjykatë prej shumë vitesh nuk kishte gjyqtarë, çështja e televizionit ‘BBF” u mor në shqyrtim vetëm në mars të vitit 2023.
Në përfundim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi se prokuroria e Tiranës duhet të kryejë hetime për kallëzimin e Flamur Kalivaçit.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016