Sirenat e sulmit ajror u ndezën të martën në veri të Kosovës kur serbët etnikë u përleshën me policinë pas arrestimit të një prej udhëheqësve të dyshuar të protestave serbe. Meqenëse presidenti rus Vladimir Putin ka performancë të dobët në Ukrainë , ai do të përdorë çdo taktikë të mundshme për të shpërqendruar Perëndimin.
New York Post ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve, ndërsa ka evidentuar se Rusia, me ndihmën e Serbisë, po provokon kaos në zemër të Europës, në Ballkan.
Qëllimi është të shtyjë Ballkanin në limite dhe të shkaktojë dhunë etnike, sepse kjo i lejon Kremlinit të “minojë” NATO-n dhe të rivendosë Rusinë si faktor i fuqishëm në rajon.
Por, pse presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij po ecin me një plan të tillë?
Dy javë më parë, pas zgjedhjeve komunale të kryebashkiakëve etnikisht shqiptarë, protestuesit serbë sulmuan trupat e NATO-s, duke plagosur 30 anëtarë të forcës paqeruajtëse të aleancës, KFOR.
Nga 1.8 milionë banorët e Kosovës, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% janë serbë.
Vendi i vogël ka qenë prej kohësh një aleat i SHBA-së; është vendi ku njerëzit i vendosin emrat fëmijëve të tyre sipas liderëve amerikanë dhe ku bulevardeve dhe rrugëve i është vënë emri i liderëve amerikanë. Kosova është një vend shumë pro amerikan, referuar edhe faktit që Uashingtoni e ndihmoi këtë zonë gjatë sulmeve serbe kundër shqiptarëve etnikë dhe mbështeti pavarësinë e saj në 2008.
Megjithatë, në vend që dënonte trazirat e Serbisë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë akuzoi Prishtinën për krijimin e “kësaj atmosferë krize në veri” dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi e quajti këtë vend një partner konstruktiv.
Pas ngjarjeve, SHBA largoi Kosovën nga pjesëmarrja në stërvitjen e saj aktuale të NATO-s, “Defender Europe 23”.
Ky ndryshim i çuditshëm në politikën amerikane i ka rrënjët në planin e Biden për të shmangur rrezikun dhe frikën nga përshkallëzimi rus.
Shtetet e Bashkuara shqetësohen se Serbia do të përqendrohet drejt Rusisë dhe do të lejojë Putinin të hapë një front tjetër konflikti.
Ndërkohë forcat e armatosura serbe do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “Ujku i Platinit” me NATO-n. Ambasada amerikane e Serbisë tha me entuziazëm se kjo tregon se Serbia “ka zgjedhur Perëndimin”.
Kjo deklaratë nuk mund të jetë më e gabuar se kaq, kjo pasi strategjia balancuese e Serbisë midis Rusisë dhe Uashingtonit ka lejuar që kjo stërvitje të mbahet shtatë herë që nga viti 2014 tashmë.
Reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç përfaqëson taktikën e tij të preferuar për të përshkallëzuar dhe më pas për të de-përshkallëzuar dhe për të përdorur Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin.
Kremlini tashmë po e inkurajon Serbinë të përshkallëzojë më tej situatën.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e quajti shpërthimin e dhunës “shqetësuese” dhe ia atribuoi fajin Perëndimit:
“Një “shpërthim” i madh po ndizet në qendër të Evropës, pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë.. .”, tha ai.
Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko tha se situata në Kosovë është një formë “lufte hibride” dhe pretendoi se kundërshtarët e Vuçiçit duan të bëjnë “një grusht shteti të stilit Maidan”, duke iu referuar kryengritjes së Ukrainës 2013-2014.
Rusia po ndërhyn në terren gjithashtu. Në shkurt, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paralajmëroi se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner janë duke punuar me forcat paraushtarake serbe. “Verbëria” e Perëndimit ndaj lojërave të pushtetit të Vuçiçit dhe Putinit dhe fajësimi i tij ndaj Kosovës, përfaqëson një strategji politike.
Shtetet e Bashkuara besojnë se Serbia është më e rëndësishme strategjikisht se Kosova, pasi Uashingtoni e di se Vuçiç mund të bashkëpunojë lehtësisht me Moskën për të ndezur një konflikt të ri në rajon. Paqësimi amerikan ndaj Serbisë nuk do të funksionojë: marrëdhëniet Serbi-Rusi janë të gjalla dhe të mira.
Bashkëpunimi i Serbisë me Perëndimin në stërvitjet ushtarake dhe retorika boshe është pjesë e strategjisë së saj balancuese midis Rusisë dhe Uashingtonit, jo një shenjë e besnikërisë së saj ndaj Perëndimit. Në vazhdën e luftës së Rusisë, Serbia kurrë nuk miratoi sanksione kundër Rusisë.
Muajin e kaluar, drejtori pro-rus i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, Aleksandër Vulin udhëtoi në Moskë për një konferencë sigurie.
Serbia nuk është viktimë e ndikimit rus. Si pjesë e objektivit të tij më të gjerë për të qëndruar në pushtet, Vuçiç ka shfrytëzuar mungesën e stabilitetit në rajon për të hënë imazhin e një force që sjell stabilitet.
Duke përshkallëzuar dhe më pas duke de-përshkallëzuar krizën dhe duke negociuar me Perëndimin sipas kushteve të tij, Vuçiç e ka pozicionuar veten si një marrëveshje-bërës i moderuar në rajon. Ai ka shfrytëzuar situatën në përshkallëzim e sipër në Kosovë për t’i larguar votuesit e tij nga problemet e brendshme të Serbisë.
Rusia ka dashur prej kohësh të tregojë se NATO është një “tigër letre”.
KFOR-i duhet të dërgojë një sinjal të besueshëm se është i gatshëm të ndërhyjë kundër forcave serbe në rast të një përshkallëzimi.
Javën e kaluar, NATO shtoi trupat e saj me 700 efektivë, në mënyrë që të bëhet sigurimi më i plotë i zonës.
Ky është një hap në drejtimin e duhur. Në vend që të qetësojë Serbinë, Amerika duhet të bëjë presion ndaj Beogradit që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Me burimet ushtarake ruse të shteruara në Ukrainë, Kremlini nuk mund ta mbështesë Serbinë dhe një konfrontim i drejtpërdrejtë me NATO-n nuk do t’i shërbente interesave të Vuçiçit. Perëndimi duhet të pranojë se një reagim i dobët i jep guxim Putinit dhe Vuçiçit.
Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë ta nxehin sërish këtë konflikt të ngrirë kur t’u përshtatet interesave të tyre. Në vend që të lejojë Moskën të zhvlerësojë NATO-n, është koha që Perëndimi të provojë se Kremlini nuk është gjë tjetër veçse një guaskë boshe./BW