Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, e cilësoi situatën në kampin e demokratëve si të parashikueshme, ndërsa shtoi se PD ka hyrë në një “cikël degradimi të pakthyeshëm”.
Sa i takon Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, Patozi u shpreh se ai kërkon të jetë një nga “gjelat” politikë edhe nëse nuk vjen në pushtet.
I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 Patozi deklaroi se kryeministri Rama mundet vetëm duke prezantuar një anti-model të tij, gjë që sipas ish-deputetit të PD nuk mund të vijë nga forca politike në të cilën ka bërë pjesë, por nga margjinat e partive të vogla opozitare.
“Të gjitha janë të parashikueshme në PD. Sipas meje PD ka hyrë në një cikël degradimi të pakthyeshëm. Nuk shoh një shenjë ndryshimi të mendësisë politike, për të mos thënë që janë të njëjtët njerëz ende. Fatkeqësia e tyre është se çdo proces kontestohet dhe kjo zbeh imazhin e PD-së.
PD e vulës mori 104 mijë vota në zgjedhje, ndërsa partia e Agron Dukës ka marrë rreth 45 mijë vota. Është një mungesë respekti kur sheh modestinë e Dukës që ka marrë atë rezultat inkurajues. Rezultati duhet lexuar ftohtë. Nuk është fundi i botës që opozita nuk është në një çadër. Rama mundet vetëm duke i vënë përballë anti-modelin, të kundërtën e tij. Opozitat e para dhe Rama janë njësoj, ka kryetarokraci të pastër dhe ja ku janë pasojat. Kemi një opozitë që po kalbet para syve tanë.
Mund të bëhet shumatorja e një opozite alternative nga partitë e vogla në opozitë përveç PD-së, e cila nuk do bashkohet. Modeli në PD është gjetja e një kryetari që është legjendar e i pagabueshëm, ndërsa ne duhet të krijojmë një model tjetër. Nuk mblidhemi rreth liderit, por rreth idesë. Ajo që prezanton sot foltorja është e njëjta gjë dhe habiten kur nuk fitojnë. Nga ana tjetër e opozitës ka evolucion në komunikim dhe në moshë. Duhet patjetër një formulë që të dallojë dhe të fillojë sa më shpejt.
Nëse shohim çfarë po bëjnë Berisha, Basha apo Bardhi me Alibeajn, kjo është kohë e humbur, fitore jo e jo. Berisha nuk pranon sepse është stoik për 2008-ën pasi të tjerët kanë reflektuar për atë, ndërsa ai i mbetet linjës së tij. Ai e do bipolaritetin sepse do të jetë njëri nga gjelat edhe nëse nuk vjen në pushtet”, u shpreh ai.