Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi në një intervistë për “News24”, analizoi dy sfidat e qershorit, mbi të gjitha atë kundër Moldavisë. Bushi u shpreh i bindur se Silvinjo ka një grup shumë të mirë dhe ka luksin të zgjedh. Ai deklaroi se suksesin ndaj Moldavisë nuk e vë në dyshim, por duhet përqendrim maksimal.
-Bushi, si është gjendja e ekipit U-21, si po shkojnë përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë?
Këto ndeshjet e qershorit nuk janë të mira për ne trajnerët. Në fund sezoni nuk është fort i këndshëm. Jeni të rinj dhe kini nevojë për punë, këtë u thash djemve. Ndeshja është e rëndësishme, grupi është shumë mirë, përveç lojtarëve që kanë kaluar te kombëtarja A.
-Bushi, ekipi Shpresat duket si një kantier ndërtimi, gjatë gjithë kohës shohim elementë të rinj, sa e vështirë është për ty. A e kushtëzojnë këto ndryshime të shpeshta dhe objektivat e këtij brezi, objektivat tuaj?
Më kushtëzojnë shumë me thënë të drejtën. Nëse kombëtarja A të merr 2-3 lojtarë në ditët e fundit, të ç’organizon komplet nga strategjia që kishe menduar. Ti përgatitesh të bësh diçka dhe gjërat shkojnë ndryshe. Jam mësuar dhe nuk po më bën përshtypje. Për këtë radhë mendova se do kem dhe Mitaj e Bajramin, gjithashtu dhe Simonin. Kemi menduar të zgjerojmë grupin, mendoj se mund të marrim rezultat të mirë.
-Kush pritet të jenë 2-3 elementë që mund të shpërthejnë e të bëhen pjesë e ekipit A?
Ky është 10-vjeçari më i suksseshëm i parë ndonjëherë në moshat e Shqipërisë. Dikur ekipi nuk shikonte shumë nga Shpresat, merrte lojtarë nga jashtë. Tani, përshembull, pas çdo dëmtimi ose mungese, mund të marr nga Shpresat lojtarë. Kjo është diçka shumë e mirë. Kur flas te Shpresat, e kam fjalën deri te U21. Në të ardhmen Shqipëria do ketë shumë lojtarë të mirë për ekipin A.
-Alban, si po shkon bashkëpunimi me Silvinjon? Çfarë kërkon trajneri i Kombëtares nga ju? Çfarë ju ka kërkuar këtë periudhë?
Me Silvinjon është risi. Si futbollist, ky ka qenë më i madhi. Duket trajner me ambicie dhe energji. Mendoj se ka një grup të mirë, bashkëpunimin e kemi shumë të mirë. Duhet bashkëpunimi, nëse duam rezultate të mëdha.
-Më 17 qershor presim Moldavinë, duhet të kemi frikë? Çfarë pret nga kjo sfidë?
Në përgjithësi ekipet janë forcuar shumë. Edhe ekipet që i mendonim të dobëta, janë forcuar. Futbolli ka ardhur një nivel të barabartë, ka detaje të vogla por vetëm kaq. Ne na mungon përqendrimi, kundërshtari i një niveli të lartë e ka. Ndeshje e rëndësishme, nuk e diskutoj fare që do fitojmë. Kemi grup të fortë, nuk dua t’i kap me emra, por pothuajse të gjithë janë mirë. Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm.
-Moldavia arriti t’i merrte pikë Republikës Çeke, trajneri i tyre kërkon fitoren në Shqipëri, a është Silvinjo dhe Kombëtarja nën presion?
Çdo trajner vjen për fitore, patjetër! Pika më e fortë e Moldavisë është mbrojtja dhe kundërsulmi. Kështu luajtën edhe me Çekinë. Frikë absolutisht që jo, ne jemi lart. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Lojtarët i ka me përvojë, janë goxha të pjekur pasi luajnë në nivele të larta. Do e kalojmë me sukses këtë provë.
-Bushi, Silvinjo ka sjell një skemë ndryshe, më sulmuese, a është kjo sfida e duhur për të parë më qartë Shqipërinë e Silvinjos?
Koha është gjëja më e rëndësishme në futboll. Te kombëtaret nuk ke shumë kohë të punosh. Është fund sezoni dhe lojtarët e kanë mendjen te pushimet, ky është një problem. Gjithsesi, ata e dinë se të tillë ndeshje duhet fituar me patjetër. Silvinjo e ka kapacitetin për t’i karikuar dhe mobilizuar lojtarët. Me një rezultat negativ, humbasim shumë shanse për Europian.
-A janë 6 pikët detyrim Bushi, për këto dy sfida?
Mendoj se po, pasi skuadrat në fjalë nuk janë në nivelin tonë. Me Moldavinë duhet fituar patjetër, pastaj me Ishujt Faroe mendoj që është diçka tjetër.
-Flitet shumë për lojtarë si Asllani, apo Nedim Bajrami, lojtarë me një vizon ndryshe, është kjo sfida ideale për ti parë të dy në aksion?
Janë dy lojtarë shumë të mirë. Me këta lojtarë e bën mirë lojën sulmuese. Me ta mund të bësh futboll sulmues. Asllani është futbollist që ruan mirë ekuilibrat dhe Silvinjo ia ka gjetur pozicionin. Me Poloninë, Asllani luajti mirë. Bajrami jep pasin e fundit, sulmin mund të them se e kemi cilësor. Duhet të jemi të kujdesshëm.
-Keni në dispozicion një lojtar si Myrto Uzuni, 23 gola në La Liga 2, por te Shqipëria po has pak vështirësi, çfarë nuk shkon si duhet?
Kombëtarja është diçka e veçantë, nuk është për t’i vënë në presion lojtarëve. Goli është edhe çështje fati. Bëhet fjalë për një lojtar që ka shënuar shumë gola në Spanjë. Mendoj se do shënojë Uzuni dhe nuk do ketë më ngërç. Mendoj se është çliruar më në fund Uzuni.
-Përveç portës, dhe Asllanit, pjesa tjetër vjen në formë dhe me shumë minuta në këmbë, sa do të ndikojë ky detaj, gjithnjë në këtë periudhë kemi ardhur me mungesa të shumta?
Kjo është diçka e rëndësishme, natyrisht, është edhe luks. Dikur Shqipëria vinte pa minuta, tani luajnë të gjithë dhe mund t’u marrësh me të mirën. Tani lojtarët nuk e kanë problem të luajnë 90 minuta.
-E fundit, Bushi, a mund të arrijë Shqipëria të kualifikohet nga ky grup, a do të ishte një zhgënjim, nëse nuk shkojmë në Euro 2024?
Zhgënjim nuk mund të them që mund të jetë. A mund të kualifikohet Shqipëria? Patjetër që po! Nëse nuk kualifikohemi ne, i bie që kualifikohet Polonia dhe Çekia, dy emra më të mëdhenj se Shqipëria. Unë mendoj se jemi më të mirë se ata. Me Poloninë e pamë sesi shkoi, ne krijuam shumë. Me Brojën mund ta kishim fituar ndeshjen. Mendoj që të marrim këto 6 pikë njëherë, pastaj të shikojmë./PanoramaSport