Si mund ta ndihmojë Rama Kurtin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mund ta ndihmojë Rama Kurtin –

17:32 | 14/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Andi Bushati

Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Prishtinës, në çastin e fundit, u shit si një klithmë dëshpërimi e Edi Ramës, për ta shpëtuar Albin Kurtin, e bashkë me të edhe Kosovën nga një ndëshkim i pa precedent ndërkombëtar. Kryeministri pohoi se nuk kishte kuptim që, në kushtet e një krize të thellë me aleatët tanë perendimorë, të dy qeveritë të zhvillonin një paradë propagandistike, për të krijuar “një pasqyrë të reme”, në raport me rrezikun e sanksioneve që po i qëndronin Kurit si shpatë Demokleu mbi krye. Ai tha se marëveshjet në bujqësi e blektori mund të prisnin, por kriza emergjente në asnjë mënyrë…

Pra, pyetja e thjeshtë që lind pasi dëgjon këto argumeta është se si mund ta ndihmonte Edi Rama, Albinin? Ç’mund ti thoshte ai më shumë sesa Escobari, Lajçaku apo Borelli? Ç’mjet ka ai në duar që nuk e disponojnë Brukseli apo Uashingtoni? Si mund ta bindte ai për t’i lëshuar më shumë pe banditëve të Vuçiçit në veri, apo të nënshkruante një model asocacioni më të favorshëm për serbët, kur këtë refren Albin Kurti po e dëgjon përditë nga qendrat e politikbërjes botërore?

Vështirë të imagjinosh që shefi i qeverisë sonë të ketë në duar një shkop magjik që ne nuk e dimë. Por edhe nëse duam ti besojmë kësaj aftësie për të prodhuar mrekulli, pse Rama nuk e ushtroi atë? Pse ai nuk e pranoi kundërpropozimin e homologut kosovar, që ta bënin njëri pas tjetrit edhe takimin e ngushtë, për të zgjidhur krizën edhe atë të madhin e parashikuar të mbledhjes mes dy qeverive?

Nëse kishte një mundësi minimale për të dhënë mbështetje ai duhet ta provonte me çdo çmim.

Këto hipoteza kanë një spjegim të thjeshtë. Ramës i voliste anullimi dhe jo takimi. Ai e bojkotoi mbledhjen e parashikuar të kësaj të mërkure, jo për t’a ndihmuar, por për ta goditur Albinin.

Mesazhi që ai dha është i qartë: “me Kurtin është e pamundur të debatosh, të negociosh dhe të mirkuptohesh, prandaj nuk u bëmë dot bashkë”.

Fatkeqësisht është i njëjti refren që përsëritet prej disa kohësh nga Aleksandar Vuçiç. Edhe presidenti serb nuk lë rast pa shfrytëzuar për të thënë se kompromisi, me një ekstremist në krye të qeverisë së Prishtinës, është i pamundur.

Pra, për arsye të njëjta, apo të ndryshme edhe në Beograd edhe në Tiranë, po kërkojnë në rastin më fatlum, eleminimin e Albinit nga skena, dhe në skenarin minimal, zbehjen e fuqisë së tij negociatore.

Kjo tendencë e dytë, pra roli i Ramës për të dobësuar rezistencën kokfortë të liderit të Vetvendosjes, shihet qartë edhe në notat apokapiptike me të cilat ai pikturon krizën aktuale. Po të vëzhgoje fjalorin e kryeministrit në konferencën për shtyp, ku ai shpalli bojkotimin e takimit dypalësh, ai qe i frikshëm. Ai foli për çarje dramatike të Kosovës me perëndimin, për kurs përplasjeje me aleatët, për sosje të durimit të tyre, për pasoja të një dëmi afatgjatë, madje shkoi deri aty sa ta fajësojë Albin Kurtin për prishje imazhi të mbarë kombit shqiptar.

Po të krahasohet ky përshkrim i gjendjes në krahasim me atë që bëjnë edhe aleatët perendimorë më të guximshëm, fjalori i Ramës është ku e ku më fshikullues dhe i ashpër ndaj homologut të tij kosovar. Qëllimi është sërish i njëjti. Dobësimi i forcës negociuese të Kurtit përballë Serbisë. Dhe nuk ka mjet më të mirë për ta tentuar këtë sesa krijimi i një gololi imagjinar, tejet me ekstrem sesa ndëshkimet që do e presin Prishtinën, nëse nuk vendos ti përgjigjet me “Yes” kërkesave të ndërkombëtarëve për ti bërë lëshime Vuçiçit. Të gjithë e kuptojnë, Rama i pari, se një lider që ndodhet përballë presionit publik, mund tërhiqet më lehtë. Pikërisht këtë po reket të arrijë ai me tonet alarmiste dhe me aktet drastike që ka ndërmarrë.

E vetmja gjë ku kryeministri shqiptar ka të drejtë është konstatimi se situata aktuale ka krijuar një krisje apo një krizë (gjithësësi jo me hiperbolizimin që e përshkruan ai), mes aleatëve të saj dhe qeverisë Kurti. Por në këtë krizë roli i shefit të qeverisë shqiptare është afër zeros, madje edhe nëse ai do kishte qëllime të pastërta për të ndihmuar.

I vetmi njeri që e ka zgjidhjen në dorë është Albin Kurti. Ai ose mund të tërhiqet duke i dhuruar çlirimtarëve të Kosovës favoret që ata i kërkojnë në emër të Vuçiçit ose ti përgjigjet atyre me një “Jo” të prerë, duke shkaktuar një krizë. Në këtë rast, nisur nga pesha apo thellësia e sanksioneve që mund të vinin, ai do ishte i detyruar të provokonte zgjedhje të parakohshme për të matur legjitimitetin e vendimeve te reja, për të cilat nuk është votuar dy vite më parë. Dhe kështu ai mund ti jepte edhe Edi Ramës një mundësi: atë për t’u përfshirë në fushatë elektorale përkarah atyre forcave që kanë dëshmuar edhe në të shkuarën se janë më të prirura për ti bërë lëshime Serbisë. Por, as këtu, nuk do qe Edi që do ndihmonte Albinin, por ky i fundit që do i ofronte Ramës mundësinë për të bërë politikën që do. /Lapsi.al/

Read more

U japim rroga më të larta se vetja –

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –

Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës –

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr ftesën e Trump për “Bordin e Paqes” –

Të Lidhura

U japim rroga më të larta se vetja –

U japim rroga më të larta se vetja –

nga 27
10:23 | 21/01/2026
0

Edi Rama ka gjetur edhe sot rastin për të sulmuar sistemin e drejtësisë dhe gjyqtarët. Gjatë fjalës së tij në...

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –

nga 27
09:45 | 21/01/2026
0

Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputet bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e...

Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës –

Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës –

nga 27
09:39 | 21/01/2026
0

Dëbora ka zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, është ndaluar qarkullimi...

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr ftesën e Trump për “Bordin e Paqes” –

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr ftesën e Trump për “Bordin e Paqes” –

nga 27
09:21 | 21/01/2026
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se edhe ajo ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e...

Para
Anuloi mbledhjen e përbashkët, njoftoi sanksionet ndaj Kurtit, Rama shfaqet në Itali –

Anuloi mbledhjen e përbashkët, njoftoi sanksionet ndaj Kurtit, Rama shfaqet në Itali -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U japim rroga më të larta se vetja –

U japim rroga më të larta se vetja –

10:23 | 21/01/2026
‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –

09:45 | 21/01/2026
Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës –

Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës –

09:39 | 21/01/2026
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr ftesën e Trump për “Bordin e Paqes” –

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr ftesën e Trump për “Bordin e Paqes” –

09:21 | 21/01/2026
Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –

09:01 | 21/01/2026

Më Të Lexuarat

  • U japim rroga më të larta se vetja –
  • ‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –
  • Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës –
  • Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr ftesën e Trump për “Bordin e Paqes” –
  • Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –
  • Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U japim rroga më të larta se vetja –
  • ‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com