“Rusia dhe regjimi sirian janë të detyruar ti tregojnë tërë botës se pse sulmojnë spitale, fëmijë dhe gra”, ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.
John Kerry, para takimit me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, ka deklaruar se duhet të hapen hetimet ndaj regjimit të Asadit dhe Rusisë për krime lufte, për shkak të bombardimit të civilëve dhe spitaleve në Siri.
“Këta janë arsye të mjaftueshme për të nisur hetimet për krime lufte. Ata që i kanë kryer këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi për shkak të këtyre akteve”, tha Kerry.
Sulmet e bëra kundrejt spitaleve dhe civilëve në Siri nuk mund të vlerësohen si “sulme të bëra rastësisht”, se këto sulme janë zgjedhur me qëllim për ti frikësuar civilët.
“Do të trajtojmë se si duhet të jepet mesazhi më i fortë bashkarisht në lidhje me bombardimin e Halepit që gjendet nën rrethim në shekullin 21”, tha Kerry.