Ekonomia e injorancës dhe refuzimi i punëve të turpit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia e injorancës dhe refuzimi i punëve të turpit!

09:30 | 08/02/2016
në Opinion
0

Nga: Artan Fuga

Papunësia e të diplomuarve e grriu rininë. E para, sepse sapo hyjnë në universitete, të rinjtë e dinë që për profilin ku studjojnë kanë shanse vetëm 1 në 1000 për të gjetur punë.

E dyta se edhe këtë shans kaq të vogël nuk e marrin dot duke mësuar sa më mirë, por me mik ose me lekë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E treta, edhe shkollat universitare, duke mos ditur se çfarë punësh ofron shoqëria për të diplomuarit nuk di se çfarë njohurish t’u japë dhe çfarë profilesh të zhvillojë. Burokracia shtetore pranon profile më tym pa ditur se kujt i duhen dhe për çfarë duhen.

Këtu lulëzojnë ca mashtrues firmash piramidale financiare që shesin diploma si letër se për gjë nuk duhet ajo diplomë. Me lekët që fitojnë tërheqin pêr hundësh ca burokratë të korruptuar deri në palcë. Votojnë ligje, nxjerrin vendime, ndalojnë vendime, etj.

E treta ju ikin vitet e jetës të rinjve duke u fërkuar nëpër banga shkolle duke u vjetruar aty në vend të marrin rrugët e jetës. Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele. Turp, turp, turp. Këtu ka plasur cipa e turpit! Pse nuk punëson Shqipëria sot?

E para, sepse pjesa më e madhe e ekonomisë është familjare, punojnë arën e kopshtit rreth shtëpisë me vegla mijravjeçare të gjetura në varre ilirësh ose dyqane ku shiten pula të prishura e babi fërkon barkun te banaku. A mund të mendohet që kjo lloj ekonomie të punësojë sociologë, kimista, inxhinjera?

E dyta, sepse gjoja kemi hyrë në ekonomi shërbimesh. Ku ka fabrika, uzina, investime të mëdha në ekonominë prodhuese? Inxhinjerë hekurudhash, kimistë, inxhinjerë druri, e ku e di unë!!!

Ne kemi një ekonomi ku vetëm tabela e shumëzimit duhet. Dhe kjo vetëm për numrat natyralë të plotë se ata me presje dhjetore është fakultative. Ekonomi injorante. Cfarë nevojë ka ekonomia e injorancës për universitete?

E treta sepse dhe ato pak sipërmarrje që kanë një lloj moderniteti, ca banka, shoqëri telekomunikacionesh, a ku e di unë kanë shumë pak vende pune, sa për çunin e xhajës dhe gocës e hallës…

Ju të tjerët çfarë doni mo???

E katërta sepse vende pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepërt e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit.

Pse budalla është një i ri dhe e re që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme. Te ne ndodh më thoshte një i ri në pishinë dje që qiraja e dhomës ku jetoj është më e madhe sesa rroga që marr si ruajtës kalamjsh të pasurish që mësojnë not!

Yyyy, hipokritë! Shumë mirë që nuk shkojnë të punojnë në punët e turpit.

Jo se puna është turp, por sepse rinia shqiptare meriton punëra të kohës dhe ka të drejtë t’i pretendojë ato. Pse çarçafë nëpër hotele do të shtrojë një zonjushë që ka bërë master për diversitet kulturor?

Pse pica me mish të grirë ariu do të shërbejë një djalosh që ka mbaruar studimet për filozofi?

Ikni ore tutje??? Punët e turpit! Ekonomia e injorancës u kërkon të shkojnë në punë turpi të rinjve me diploma universitare! Turp!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Morali i lapërdhisë

PD kërkon të martohet me Feriden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht –

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht –

08:29 | 24/04/2026
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

08:17 | 24/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 24/04/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Greqinë, regjistrohen disa pasgoditje –

08:01 | 24/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Prill 2026 –

07:42 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht –
  • Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
  • Këmbimi valutor 24 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Greqinë, regjistrohen disa pasgoditje –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 Prill 2026

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht –
  • Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com