Duke nisur nga kjo javë, kryeqyteti italian ka kafenenë më të re ku mund të konsumohet marihuana terapeutike.
“Canapa Caffe” (kafeneja e kërpit) ndodhet në një lagje të vjetër, jo shumë larg nga universiteti “La Sapienza”.
Me një sipërfaqe 90 metër katror, aty mund të gjenden që nga farat e kërpit për ta kultivuar deri te ushqimet e pijet që e kanë në përbërje.
Lokali ka lindur nga bashkëpunimi i dy pronarëve Dario Mantuano e Carlo Monaco, pacientë që kurohen me marijuanë terapeutike dhe që janë ndër të parët që presin legalizimin e saj nga Parlamenti.
Në brendësi të lokalit ka në sallë të vogël, ku pacientët e autorizuar për ta përdorur mund ta konsumojnë.