Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton Tahirit në banesën e tij pasi pasi ai kishte ndërruar jetë si pasojë e overdozës.
Sipas dosjes hetimore, Majdiel Husa ishte njohur më Tahirin dhe një person tjetër në dhomat e deportimit e ndërsa sipas dëshmisë së tij ata kanë folur mbi mundësinë e gjetjes së lëndëve narkotike.
Sipas Husës pasi kanë dalë nga policia tre bashkë kanë marrë një taksi duke shkuar në zonën e Yzberishtit ku kanë marrë heroinë dhe kokainë kundrejt shumës 80 euro dhe më pas janë nisur drejt Laprakës në banesën e Hutrës.
Pasi janë futur në banesë e kanë ndarë sasië e drogës në tre pjese ku filluan ta injektonin në trup.
Sipas Majdiel Husës, personi tjetër i tha Eltonit çfarë bën se ke futur shumë mall brenda në shiringë, ndërsa Eltoni i thoshte se ishte fiks.
“Pasi kam mbaruar injeksionin në trupin tim kam parë që Eltoni filloi të dridhej. Shoku tjetër po mundohej ta mbante në këmbë, por Eltonit po i dridhej komplet trupi”.
Sipas dëshmisë së Husës në atë çast gjendja e Eltonit është përkeqësuar shumë.
“Unë jam munduar përreth 25-30 min t’i hapja gojën, t’i nxirrja gjuhën dhe ti beja frymëmarrje artificiale gojë më gojë. Ndërkohë gjatë gjithë kësaj kohe Bledari ka qenë në krahun tim por nuk ka bërë asnjë veprim për të me ndihmuar”.
Të nesërmen Husa ka shkuar te dhoma ku ishte Eltoni dhe ka konstatuar se ai po flinte dhe nuk e ka ngacmuar.
Në darkë, tregon Husa, “kur ka shkuar në shtëpi ka parë që sërisht Eltoni nuk po lëvizte e ndërsa për një moment ai ka ndjerë që nuk po merrte frymë”.
Menjëherë, tregon Husa, “kam përdorur sërish drogën dhe kam ndjenur tek dhoma tjetër dhe nuk po më mbante vendi. Më pas kam telefonuar nënën time e cila ndodhej në Gjermani, e cila nuk po i besonte situatës dhe me ka mbyllur telefonin dhe me ka bërë bllok. Më pas i kam shkruajtur dajes sim shtetasit Y.D të cilit i kam thënë se kisha një hall pa i treguar për situatën dhe ai më ka thënë që ta lë rehat. Të nesërmen gjatë dites kam shkuar tek puna e dajës dhe e kam takuar tek kafja afër punës dhe i kam treguar situatën në të cilën ndodhesha, pra i kam treguar se në shtëpi më kishte vdekur një njeri.
Dajua më ka sugjeruar që të njoftoja policinë por unë kisha frike dhe nuk kam njoftuar njeri. Përreth 9 apo 10 ditë trupi i pajetë i Eltonit ka qëndruar në krevatin dopio të dhomës së gjumit ndërsa unë kam fjetur në dhomën tjetër. Në datë 12 shkurt 2023 kam kërkuar automjet dhe kam gjetur një automjet tip “Golf 5″ ku e kam çuar në zonën e Bërxullës duke e lënë aty. Në ditët në vijim kam kërkuar në internet dhe kam lexuar lajmin që Eltoni ishte gjetur i pajetë tek përroi i urës së Limuthit në Bërxullë. Kam menduar ose gjykuar që policia do të nxirrte shkakun e vdekjes prej mbidozimit dhe s’do merrej njeri”.
/OraNews/