Një humbje jete dhe 16 qytetarë të infektuar me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në vend.
Në bilancin ditor për të dhënat e pandemisë, MSH bëri me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID 19 – 12 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë.
Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka humbje jete me SarsCov2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga shfaqja e pandemisë, në vend janë infektuar 333,608 persona, nga të cilët 3,600 kanë humbur jetën.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 140
- Fier 8
- Vlorë 6
- Durrës 3
- Shkodër 1
- Elbasan 1