Motra e Dan Hutrës: Ai hante mish qengji me policët e burgut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motra e Dan Hutrës: Ai hante mish qengji me policët e burgut

17:09 | 08/03/2023
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Motra e Dan Hutrës, personit që kreu masakrën e Paskuqanit pasi vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera e ka cilësuar të vëllanë si një njeri me rrezikshmëri shumë të lartë, por që mbrohej nga Policia e Shtetit.

Në një rrëfim për “Me Zemër të Hapur” në News24, Asija tha se gjatë kohës që e vizitonte të vëllanë në burg, kishte vënë re që Hutra ushqehej shumë mirë dhe madje hante në një tavolinë me policët e burgut. Ajo shtoi gjithashtu se nuk do t’ia falë të vëllait për krimet e kryera dhe se ndjehet e frikësuar për bashkëshortin e fëmijët.

Pjesë nga biseda telefonike:

Asije Hutra: Dani ka qenë 12 vjeç, kur ka ardhur nga Greqia dhe ka kaluar totalisht jashtë logjikës duke parë babain duke u përcjellë drejt varrezës. Policia e Shtetit nuk ka marrë masa ndaj tij, e ndërkohë del e thotë që ka qenë më rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, janë ata policë që…do u them ‘turp të keni’, se Dani ka ngrënë mish qengji me ta. Unë nuk do ia fal kurrë Dan Hutrës. Ngushëllimet e mia ndaj familjes së viktimës. Më vjen të qaj se jam shumë e mërzitur dhe më vjen të qaj. Dani duhet të marrë dënimin e merituar. Të më dëgjojë Dani ‘vëlla i dashur nuk pate rrugë tjetër përveç se të vrisje vajza? Nuk mendove se ke motra? Turp nuk ke o vëlla? Nuk mendove për nënën? Nuk të erdhi turp që ia ktheve me kaq egërsi? Sikur i gjithë populli shqiptar ta falë, nuk do e bëj.

Pyetje: Keni frikë?

Asije Hutra: Kam frikë. Sepse kam fëmijë, bashkëshortë, motra, vëllezër të tjerë, nipër dhe mbesa.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Futbollisti i City-t nën hetim, preku vajzat te… (VIDEO)

Futbollisti i City-t nën hetim, preku vajzat te... (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edi Rama dhe Marta Kos po relativizojnë korrupsionin! –

Edi Rama dhe Marta Kos po relativizojnë korrupsionin! –

23:25 | 26/03/2026
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin –

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin –

23:07 | 26/03/2026
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara –

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara –

22:57 | 26/03/2026
Arbër Hoxhaj shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë –

Arbër Hoxhaj shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë –

21:41 | 26/03/2026
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani –

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani –

20:57 | 26/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Edi Rama dhe Marta Kos po relativizojnë korrupsionin! –
  • Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin –
  • Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara –
  • Arbër Hoxhaj shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë –
  • Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani –
  • Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edi Rama dhe Marta Kos po relativizojnë korrupsionin! –
  • Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com