Ushtria e Ukrainës tha më herët të martën se kishte identifikuar ushtarin, i cili dyshohet se u qëllua nga “pushtuesit rusë” në një video të postuar në mediat sociale, duke e cilësuar si hero. Ndërsa shtojnë se për vdekjen e burrit “duhet hakmarrje”.
Në një postim në Facebook, Brigada e 30-të e emëron njeriun që u qëllua si Timofii Sandoura.
Videoja prej 12 sekondash tregon një burrë në dukje të paarmatosur i veshur me uniformë ushtarake me flamurin ukrainas në krah, duke qëndruar në këmbë dhe duke pirë një cigare në një zonë të pyllëzuar.
Burri thotë fjalët “Slava Ukraine” që do të thotë “Lavdi Ukrainës”, përpara se të dëgjohen të shtëna të përsëritura që vijnë nga dikush ose njerëzit që qëllojnë mbi të. Burri bie përtokë teksa plumbat i shpojnë trupin. Dëgjohet një zë në rusisht që thotë “vdis, qen”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se videoja tregonte pushtuesit rusë duke vrarë një ushtar, i cili u përshëndet shpejt si hero nga ukrainasit nëpër mediat sociale.