Ajo u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 1992, në moshën 52-vjeçare. Pas 31 vitesh, kur të gjithë menduan se ajo kishte vdekur, Patricia Copata u gjet në Porto Riko.
“U ktheva në shtëpi një natë dhe ajo ishte larguar dhe askush nuk e dinte se ku ishte,”-tha bashkëshorti i saj, Bob Copta. Gruaja, shtoi ai, kishte të bënte me disa probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte raportuar se ishte gjetur në Porto Riko.
Zëvendësshefi i policisë së qytetit Ross, Brian Kohlheppai tha se ishte kontaktuar nga një agjent i Interpolit dhe një punonjës social nga Porto Riko. Patricia Copta ishte në një shtëpi të të moshuarve, ku edhe u gjet më 30 qershor 1999, 7 vjet pasi u zhduk. Por, ajo asnjëherë nuk i tregoi askujt për jetën e saj personale. E vetmja e dhënë që kishte dhënë ishte se mbërriti në Porto Riko me një anije lundrimi nga Evropa.
Vite më vonë, dhe pasi filloi të zhvillonte demencë, ajo filloi t’i zbulonte fakte një punonjësi social, i cili përfundimisht kontaktoi Interpolin, e m pas identiteti i saj u konfirmua përmes ADN-së.
Njerëzit e saj e kishin cilësuar të vdekur për kaq shumë vite.
“Nuk e besoj. Ishte një tronditje e plotë,”- tha motra e saj Gloria Smith. Ajo shtoi se dëshiron të vizitojë motrën e saj, por theksoi se komunikimi telefonik është i vështirë, për shkak të demencës së Patricias.
Sot në moshën 83-vjeçare, Patricia do të ketë sërish mundësinë të komunikojë me familjen e saj.