Fshehja e pasurive/ ILDKP gati lista e parë e Vetingut me gjyqtarë e prokurorë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshehja e pasurive/ ILDKP gati lista e parë e Vetingut me gjyqtarë e prokurorë

12:22 | 25/09/2016
në Shqiperi
0
KOMIISONI PER REFORMEN NE DREJTESI - Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte votuar Reforma ne Drejtesi pa opoziten.	/r/n/r/nCOMMITTEE FOR JUDICAL REFORM - US Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a meeting of the Committee on judicial reform.

Pjesë e listës ish-kryetarë gjykatash e anëtarë të KLD-së. Cilët janë gjyqtarët me mbi 1 milion dollarë pasuri. Procesi i ri i deklarimit të pasurisë dhe çfarë parashikon pika 1, 2 dhe 3 e nenit Ç të ligjit për Vetingun. Ekspertët ndërkombëtarë të OMN-së hetim edhe informacioneve që vijnë nga publiku.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka një rol të rëndësishëm në procesin e vetingut të sistemit të drejtësisë. Verifikimi i pasurisë së secilit prej anëtarëve të sistemit të drejtësisë, do të jetë objekt i punës së ILDKPI-së, i cili bazohet në kërkesat e OMN-së, grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të monitorimit. Referuar punës së deritanishme të ILDKPI-së, një listë paraprake e këtij institucioni është gati pasi janë bërë publike rastet e gjobës e kërkesës për ndjekje penale, të një numri të konsideruar gjyqtarësh e prokurorësh. Emrat e tyre dhe masat disiplinore apo paditë penale të ILDKPI-së ndaj tyre, gjenden në listat e gjata të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptarë që fshehin pasuritë e tyre apo refuzojnë t’i deklarojnë ato. Listat janë publikuar nga ILDKPI përmes njoftimeve zyrtare në fund të çdo procesi hetimi.

Rivlerësimi

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

neniNeni Ç i ligjit për Vetingun, në Kushtetutën e re të Shqipërisë miratuar në 22 korrik të këtij viti, parashikon procesin e rivlerësimit për të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë. Sipas këtij neni, rivlerësimi përfshin kontrollin e pasurisë, të figurës dhe të aftësive profesionale. Pra, një ndër pikat kyçe të këtij procesi është kontrolli i pasurisë. Procesi i kontrollit të pasurisë mbështetet në veprimet e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili merr informacione nga institucionet shtetërore dhe publiku. Pika 2 e nenit parashikon që subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport për ligjshmërinë e pasurive, për saktësinë dhe plotësinë e deklarimit, sipas ligjit. Pika 4 parashikon që nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën. Pika 5 e këtij neni parashikon që në se  subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra.

Lista e parë e ILDKP-së

ildkpiPor si është kryer ky proces deri tani nga ILDKPI dhe sa gjyqtarë e prokurorë kanë janë përballur me drejtësinë apo kanë lënë detyrën. 27.al ka hulumtuar rastet e kontrollit të ILDKPI-së ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në faqen zyratre të ILDKPI-së janë pasqyruar vendimet për padi penale ndaj rreth 40 gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë të akuzuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive të tyre. Në se do të zbatohet neni Ç dhe D i Kushtetutës së re të Shqipërisë, të gjithë këta gjyqtarë shkarkohen menjëherë nga puna dhe disa për disa prej tyre mund të ketë ndjekje penale.

Më poshtë publikohet lista me gjyqtarët e prokurorët që janë gjobitur ose paditur në prokurori nga ILDKPI në tetë vitet e fundit për fshehje të pasurive, deklarime të rreme të pasurive, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash. Pjesë e kësaj liste është edhe Alaudin Malaj, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, i cili sipas ILDKPI-së, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 shkon 1.7 milion euro apo edhe rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni apo i gjyqtares Shpëtime Pitarku, pasuria e deklaruar e të cilëve i kalon 1 milion euro.

Ndërkohë, roli i ILDKPI-së në procesin e vetingut është një ndër pikat ku PD e konteston ligjin  për vetingun, të cilin e ka çuar sot në Gjykatën Kushtetuese.

Lista e ILDKPI-së me gjyqtarë e prokurorë të proceduar për mos deklarim dhe fshehje të pasurive

Bujar Memia  Prokuror, Prokuroria, Pogradec

Rexhep Derveni,  Kancelar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë;

Mustafa Turku,  Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan

Tomorr Kullolli,  Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

Petraq Çuri,  Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës;

Alvano Murataj Gjyqtar Gjykata e Rrethit Korçë 25,000 lekë

Klodian Rado   Gjyqtar Gjykata e Rrethit Pogradec 25,000 lekë

Besnik Qira,  Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

Brunilda Astrit Kasmi (Dibra)          Gjyqtar  Gjykata Tiranë

Osman Laze Aliu       Gjyqtar            Gjykata Tiranë

Klodian Balil  Rado   Gjyqtar            Gjykata Tiranë

Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë.

Rasim Doda gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

Enkeleda Doda (Kashuri) gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

Alaudin Malaj, ish-Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Petref Asllani, Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan

Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan

Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

Ardian Kalia, Gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë,

Albano Çepele, ish–Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Enkeleda Kota, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Fitim Koçiaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Abaz Abazi, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Nertila Lapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Arjola Feshti, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Armando Cjapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Naser Jakupaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë

Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Dhimitër Pojanaku, gjyqtar Gjykata e rrethit Pogradec

Arjan Qafa, inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Klorinda Çela Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Ken Dhima Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Vlorë

Saliko Hajno Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Denada Elez Selimi  Avokatura e Shtetit     Avokat Shteti

Bujar Çiçi Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë

Sotiraq Stratobërdha  Kancelar pranë Prokurorisë Korçë

Andi Deda, Kancelar  Prokuroria Rrethit Vlorë

Meliha Kukaj, Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë

Të dhënat janë marrë nga deklarata zyrtare të pasqyruara në faqen zyrtare të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

http://www.hidaa.gov.al/

Etiketa: alaudin malajBrunilda Astrit KasmiDhimitër PojanakuEnkeleda Kotagjin gjoniKen DhimaKlorinda ÇelaShpetime Pitarkuvetingu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Make up Foto LSA/ Malton Dibra

Make up Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com