E kapën duke vjedhur pula dhe e rrahën, hajduti vdes në spital – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E kapën duke vjedhur pula dhe e rrahën, hajduti vdes në spital

17:22 | 04/03/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

Kosova dhe Shqipëria vërtetë janë dy shtete, por mbeten një komb! –

Këmbimi valutor 21 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

Një rast i grabitjes së shpendëve, që u regjistrua mbrëmjen e 25 shkurtit në qytetin e Kuçovës, ka përfunduar tragjikisht për 54-vjeçarin, i cili në gjendje të dehur hyri për vjedhur në një banesë të zonës.

Mësohet se Lefter Brisku ka ndërruar në spitalin e “Traumës” në kryeqytet, aty ku ishte shtruar për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore të specializuar, pas ngjarjes së 1 jave më parë.

Ngjarja

Kujtojmë se mëngjesin e të dielës 26 shkurt uniformat blu në një njoftim të shpërndarë për mediat bënin me dije se “në lagjen ’11 Janari’ shtetasi L.B., 54 vjeç, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë”.

Më tej në njoftim thuhej se qendra operative e policisë ishte njoftuar nga pronari i banesës se një person kishte hyrë për t’a vjedhur dhe se grabitësi kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas sinjalizimit policia mbërriti në vendngjarje, ku mësuan se 54-vjeçari Lefter Brisku kishte dështuar në misionin e tij për t’u larguar nga banesa, ku kishte hyrë për të vjedhur pak pas mesnate

Kjo pasi ishte përballlur me pronarin e shtëpisë, i cili e kishte kapur “mat” në oborr, me thesin e pulave që sapo kishte vjedhur në kotec.

Kjo pasi ishte përballlur me babain e 22-vjeçarit, që është pronari i shtëpisë, i cili e kishte kapur “mat” në oborr, me thesin e pulave që sapo kishte vjedhur në kotec.

Pasi u zbulua, 54-vjeçari është dhunuar nga i riu me inicialet B.Sh., i cili u sinjalizua nga i ati për grabitjen. Hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila transportoi 54-vjeçarin drejt spitalit të Kuçovës, ku edhe iu dha ndihma e parë.

Më pas grabitësi është transportuar drejt spitalit të Beratit. Duke parë gjendjen e tij të rënduar nga dhuna që ishte ushtruar, mjekët kanë autorizuar dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, aty ku edhe ndërroi jetë.

Sipas raportimeve mediatike, fqinjët e viktimës se Lefter Brisku dhe e shoqja nuk kanë pasur probleme ekonomike, por 54-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë.

Të Lidhura

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –

nga 27
09:01 | 21/01/2026
0

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur në makinë. Sipas policisë...

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

nga 27
08:49 | 21/01/2026
0

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më...

Kosova dhe Shqipëria vërtetë janë dy shtete, por mbeten një komb! –

nga 27
08:39 | 21/01/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:09 | 21/01/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me...

Para
Masat për derbin Partizani-Tirana, hyrja me kartë ID dhe …

Masat për derbin Partizani-Tirana, hyrja me kartë ID dhe ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –

Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –

09:01 | 21/01/2026
Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

08:49 | 21/01/2026

Kosova dhe Shqipëria vërtetë janë dy shtete, por mbeten një komb! –

08:39 | 21/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

08:09 | 21/01/2026
“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës –

“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës –

07:59 | 21/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –
  • Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –
  • Kosova dhe Shqipëria vërtetë janë dy shtete, por mbeten një komb! –
  • Këmbimi valutor 21 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –
  • “Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 Janar 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë –
  • Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com