Genc Pollo ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Pollo shprehet se me vendimin e marrë, është goditur opozita e vendit dhe pluralizmi.
“Një njoftim i keq e i shëmtuar erdhi sot nga Gjykata e Apelit; e cila u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin.
E megjithatë nuk është momenti për të vajtuar logon dhe emrin e partisë. Ato do të korrigjohen një ditë tjetër. Siç do gjëndet nje zgjidhje e përkohshme për nesër e tutje.
Nuk ja vlen barra qeranë as t’u zëmë emrin në gojë atyre që morën peshqesh logon dhe emrin; sepse mund të ulemi në nivelin e tyre.
Fokusi ynë është fushata bashkiake me në ballë kandidatët tanë të mrekullueshëm. Aty do e gjejme forcën, drejtësinë e lirinë! Në 14 maj”, shprehet Pollo.