Ky është momenti kur trupa gjykuese e Apelit lexoi vendimin për vulën e Partisë Demokratike.
Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e grupit Alibeaj, duke e rikthyer çështjen e vulës së PD në shkallë të parë, për tu gjykuar me një tjetër trupë gjykuese.
Në thelb, Apeli zhbën vendimin e dhënë nga gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, që i dha vulën e PD-së Sali Berishës. Në këto kushte, vula e partisë i kalon Enkelejd Alibeajt.
Pas verdiktit, kryetari i PD Sali Berisha u shpreh se gjykatësit lexuan vendimin e përgatitur në zyrën e Ramës. Ai theksoi se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike.
Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar një ogur të mirë për demokratët vendimin e Gjykatës së Apelit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj u shpreh se tashmë demokratët duhet të lenë pas grindjet dhe pakënaqësitë dhe të bashkohen kundër regjimit të Edi Ramës