Apeli jep vendimin për vulën e PD, Berishës i ‘sekuestrojnë’ logon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli jep vendimin për vulën e PD, Berishës i ‘sekuestrojnë’ logon

18:58 | 03/03/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e grupit Alibeaj, duke e rikthyer çështjen e vulës së PD në shkallë të parë, për tu gjykuar me një tjetër trupë gjykuese.

Në thelb, Apeli zhbën vendimin e dhënë nga gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, që i dha vulën e PD-së Sali Berishës. Në këto kushte, vula e partisë i kalon Enkelejd Alibeajt.

“Legjitimiteti i drejtimit të partisë u verifikua sot nga gjykata e Apelit”, tha në një deklaratë për gazetarët pas vendimit përfaqësuesi ligjor i grupit Alibeaj, Indrit Sefa.

Read more

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –

Ai u shpreh se PD, ditën e nesërme, do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ky vendim lë Sali Berishën pa vulën e PD-së. Për të garuar në zgjedhjet e 14 Majit, me gjasë, ai do të përdorë logon e Partisë së Lirisë.

Oerd Bylykbashi, përfaqësues i grupit Berisha në këtë seancë, tha për gazetarët pas verdiktit, se ky vendim ka thyer çdo rregull që vendosur legjislatori, duke pranuar ankimin e një pale që s’ka qenë në proces. Sipas tij, vendimi erdhi me ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama.

“U vra pluralizmi”, u shpreh ai.

Bylykbashi nuk dha një përgjigje nëse do të lërë Berisha selinë e PD-së, apo se si do të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet lokale.

Seanca

Në seancën që nisi që prej orës 11:00, përfaqësuesi ligjor i grupit Berisha, Ivi Kaso kërkoi që gjykata të mos e pranojë ankimin sepse, sipas tij, është kryer nga një palë që nuk është pjesë e procesit.

Nga ana tjetër, avokati i grupit Alibeaj Indrit Sefa kërkoi prishjen e vendimit të datës 25 mars nga gjyqtari Agron Zhukri dhe pushimin ose rikthimin për gjykim të çështjes, duke theksuar se Gjykata e Tiranës ka gabuar.

Çështja u shqyrtua nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë ishin gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Në fund, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e grupit Alibeaj.

Beteja ligjore

Beteja ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike nisi në dhjetor 2021. Atë kohë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha zhvilluan dy Kuvende Kombëtare të Partisë Demokratike, nga ku secili pretendoi se ishte konfirmuar si kryetar i selisë blu.

Të dyja kampet iu drejtuan Gjykatës së Tiranës për të zyrtarizuar në akte juridike vendimet që kishin marrë në salla forumesh politike dhe pasqyrimin e vendimeve të kuvendeve në regjistrin e partive politike.

Prania e padisë së Berishës, nënkuptonte njohjen nga gjykata të marrjes së drejtimit të partisë nga Grupi i Rithemelimit, i udhëhequr prej tij dhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga kryesimi i PD-së.

Më 25 mars 2022, gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri, pranoi këtë padi, duke zyrtarizuar kështu kalimin e logos së Partisë Demokratike dhe vulës në favor të kampit të liderit historik.

Por ky vendim nuk u pasqyrua në regjistrin e partive politike të cilën mban Gjykata e Tiranës, për shkak se u ankimua në Apel nga Enkeled Alibeaj, si përfaqësues i grupit të Bashës.

Ndonëse nuk ishte palë në proces, Alibeaj mundi të fitojë të drejtën për të bërë ankim përmes një vendimi gjykate. Në këtë mënyrë, në pritje të shqyrtimit të ankimit në Apel në regjistrin e partive politike në Shkallën e Parë nuk u fshi emri i Lulëzim Bashës.

Ai figuron edhe sot si kryetar i PD-së, ndonëse është publikisht i dorëhequr dhe ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me struktura inekzistente prej më shumë se një viti.

Gjykata e Tiranës nuk e rifreskoi regjistrin e partive politike, duke mos shënuar Sali Berishën si titullar të PD-së, ndonëse vendimi i gjyqtarit Agron Zhukrit e deklaronte të tillë. Nga ana tjetër, demokratët e Berishës bënë dy ankime në Apel.

Në të parin, ata kundërshtuan ankimin e bërë nga Alibeaj dhe në të dytin kundërshtuan vendimin që e pranoi atë si palë në proces.

Procesi u zvarrit nga mbingarkesa me dosje në Gjykatën e Apelit. Në fillim shorti përzgjodhi gjyqtaren Elona Toro si kryesuese dhe Edlira Petri e Genti Shaka anëtare. Për muaj me radhë, nuk u caktua një datë për shqyrtimin e çështjes.

Në shkurt të këtij viti, Gjykatat e Apelit të zakonshëm në vend u shkri në një të vetme në Tiranë, në atë të Apelit të Jurisiksionit të Përgjithshëm. Për shkak se për dosjen e shqyrtimit të fatit të vulës së PD-së nuk ishte caktuar një datë ajo u rishortua.

Shorti i ri përzgjodhi gjyqtaren Elona Mihali si kryesuese dhe Irida Kacerja e Artur Kalaja anëtarë, me ritëm më të shpejtë sesa kolegia e tyre e mëparshme, përpara apeleve publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesës së palëve demokrate për një gjykim më të shpejtë, ata caktuan 3 marsin si ditë për të dhënë verdiktin.

Të Lidhura

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

nga 27
17:12 | 10/02/2026
0

Ashtu si Arlinda Pogaj qeras Albert Metanin me 580 mije euro ushqim per qente e policise edhe Blerta Dardha qeras...

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

nga 27
16:40 | 10/02/2026
0

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me situatën e sistemeve digjitale qeveritare,...

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

nga 27
16:26 | 10/02/2026
0

Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me...

Shqiptari plagos me thikë pronarin e lokalit dhe djalin e tij në Itali –

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –

nga 27
15:22 | 10/02/2026
0

Autoritetet italiane kanë goditur një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e kokainës në rajonin e Umbrias dhe...

Para

Energjia elektrike do jetë 14% më e shtrenjtë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

17:12 | 10/02/2026
Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

16:40 | 10/02/2026
:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

16:26 | 10/02/2026
Shqiptari plagos me thikë pronarin e lokalit dhe djalin e tij në Itali –

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –

15:22 | 10/02/2026
Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

15:12 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –
  • Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –
  • :Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –
  • Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –
  • Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –
  • Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –
  • Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com