Takimi me Lavrov, Blinken akuzon Rusinë për… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi me Lavrov, Blinken akuzon Rusinë për…

20:55 | 02/03/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov biseduan shkurtimisht të enjten gjatë një takimi të diplomatëve të lartë të G-20-ës, në takimin e parë të nivelit të lartë prej disa muajsh midis dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë thanë se dy kryediplomatët biseduan për rreth 10 minuta në ambjentet e konferencës së G-20 në Nju Delhi. Takimi i shkurtër vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në një nga nivelet më të ulëta, ndërsa tensionet për luftën e Rusisë me Ukrainën janë rritur.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se sekretari Blinken i tha ministrit Lavrov se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Ukrainën në konflikt për aq kohë sa të jetë e nevojshme duhet për t’i dhënë fund luftës dhe bëri thirrje që Rusia të anulojë vendimin për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për kontrollin e armëve bërthamor START. Ai kërkoi gjithashtu që Moska të lirojë shtetasin amerikanin Paul Whelan.

Zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi bisedën private, tha se zoti Blinken e kishte bërë të qartë se çdo ide që mund të kishte Rusia se mbështetja amerikane për Ukrainën mund të lëkundej, ishte e gabuar.

Zyrtari nuk pranoi të karakterizonte përgjigjen e zotit Lavrov, por tha se pas takimit zoti Blinken nuk pati përshtypjen se do të kishte ndonjë ndryshim në sjelljen e Rusisë në të ardhmen e afërt.

Moska nuk komentoi menjëherë mbi thelbin e bisedës, por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se ishte zoti Blinken që kishte kërkuar të fliste me zotin Lavrov.

Ishte komunikimi i tyre i parë që nga vera e kaluar, kur sekretari Blinken pati një bisedë telefonike me ministrin Lavrov lidhur me një propozim të SHBA-së për lirimin e zotit Whelan dhe yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner. Basketbollistja Griner u lirua më vonë në këmbim të lirimit të tregtarit rus të armëve Viktor Bout, por ish-marinsi Whelan mbetet i arrestuar në Rusi, i akuzuar për spiunazh.

Hera e fundit që zoti Blinken dhe zoti Lavrov u takuan personalisht ishte në Gjenevë të Zvicrës, në janar 2022 në prag të fillimit të agresionit rus. Në atë takim, sekretari Blinken e paralajmëroi homologun e tij për pasojat me të cilat do të përballej Rusia nëse sulmonte Ukrainën.

Këto bisedime rezultuan të pafrytshme pasi Rusia filloi agresionin më 24 shkurt 2022 dhe zoti Blinken anuloi një takim tjetër që ishte planifikuar vetëm dy ditë më herët.

Të dy zyrtarët e lartë kanë marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare së bashku që nga fillimi i luftës, përfshirë në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të G-20 në Bali, Indonezi, vitin e kaluar, por nuk ishin gjendur ballë për ballë deri sot. /VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Protesta e 3 Marsit, nis blindimi i dyerve të Kryeministrisë

Protesta e 3 Marsit, nis blindimi i dyerve të Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

14:42 | 10/02/2026
Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

14:20 | 10/02/2026
Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë –

Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale –

14:14 | 10/02/2026
Do jetë uragani i shpresës –

Do jetë uragani i shpresës –

13:46 | 10/02/2026
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar –

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar –

13:32 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –
  • Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –
  • Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale –
  • Do jetë uragani i shpresës –
  • Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar –
  • “Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –
  • Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com