Një grua belge 56-vjeçare, e dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008, pasi theri të 5 fëmijët e saj, ndërroi jetë me eutanazi. Lhermitt u lirua me kusht në 2019 për t’u pranuar në një klinikë psikiatrike.
Një ligj i vitit 2002 në Belgjikë lejoi eutanazinë e asistuar mjekësore për t’i dhënë fund vuajtjes fizike ose mendore me kushtin që pacienti, i mitur apo i rritur, duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që kërkon, të formulojë “në mënyrë të përsëritur” kërkesën e tij.
“Kjo procedurë e veçantë u ndoq nga Lhermitt, e cila mblodhi opinione të ndryshme mjekësore,”-tha avokati i saj.
Më 28 shkurt 2007, Genevieve Lhermitt, një nënë dhe shtëpiake pa precedentë kriminalë, i goditi kokën dhe më pas theri djalin dhe katër vajzat e saj – mosha e fëmijëve ishte nga 3 deri në 14 vjeç. Vrasja e pesëfishtë ndodhi brenda shtëpisë së familjes në Nivelles të Belgjikës, teksa burri dhe babai i fëmijëve ishin larguar në një udhëtim.
Lhermite më pas tentoi vetëvrasjen: ajo goditi veten me thikë, por mbijetoi. Sipas një psikologeje të intervistuar sot nga kanali televiziv RTL-TVI, Genevieve Lhermitte zgjodhi të vdiste më 28 shkurt duke bërë “një gjest simbolik ndaj fëmijëve të saj”.
“Kjo ishte ndoshta mënyra e saj për të përfunduar atë që filloi, sepse ajo në thelb donte të vdiste kur i vrau,”- komentoi psikologia Emily Marois.
Krimi, i cili frymëzoi filmin fitues të çmimeve “Përtej arsyes” të Joachim Lafos, shkaktoi tmerr në Belgjikë. Gjyqi Lhermite në 2008 pati gjithashtu një ndikim të madh. E akuzuara më kot u përpoq të provonte se ishte e sëmurë mendore, për të shmangur burgun, por juristët dolën në përfundimin se Lhermiti veproi me vetëdije dhe paramendim dhe nuk mund të konsiderohej i shqetësuar mendërisht.
Pasi u dënua me burgim të përjetshëm, Lhermit hodhi në gjyq ish-psikiatrin e saj në vitin 2010, duke kërkuar 3 milionë euro dëmshpërblim për dështimin në parandalimin e tragjedisë së paralajmëruar.