Çifti i dashuruar brenga Big Brother VIP dhe shumë i dashur për publikun kanë pësuar një krisje të fortë kësaj radhe mes tyre.
Që prej një nate më parë, ata nuk flasin me njëri tjetrin dhe e shmangin pothuajse në çdo moment, duke qëndruar larg njëri tjetrit.
Krisja mes tyre duket se ka ardhur një natë më parë, kur gjithë banorët vendosën të flenë jashtë me qëllim për t’i bërë një dhuratë Tanit.
Luizi përgatiti krevatin për të fjetur me Kiarën jashtë, por në momentet e gjumit, ai ka nisur të gërhasë dhe Kiara i ka kërkuar të marrë dyllin e veshëve.
Luizi i ka thënë se nuk do flejë, por herë pas here e zinte gjumi dhe nuk e linte Kiarën të flinte, derisa vendosi të çohet nga krevati i improvizuar.
Luizi nuk ka fjetur gjatë gjithë natës, por duket se kjo gjë e ka tensionuar me Kiarën, pasi që në mëngjes herët i kërkoi të marrë jorganin, ndërsa Kiara po flinte gjumë.
Prishja e gjumit e acaroi më shumë Kiarën, e cila i shkoi te krevati Luizit dhe i tha se nuk është faji i saj që ai nuk ka fjetur, pasi ajo i kishte kërkuar të merrte dyllin, me qëllim që të flinte me të.
Më pas, Luizi e ka injoruar Kiarën, duke fjetur gjumë për disa orë. Kur u zgjua, ai mori pjesë në lojën e radhës, por pa folur me Kiarën.
Edhe Kiara duket se ka mbajtur qëndrim dhe pavarësisht se disa herë kanë qenë në të njëjtin ambient të shtëpisë, ata nuk kanë folur bashkë.
I vetmi moment që kanë folur ka qenë, kur Kiara do lexonte një zarf të bardhë që kishte mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, si një e folur për procedurë.
Por, veçse nuk kanë folur mes tyre, ata nuk e kanë diskutuar këtë gjë as me banorët e tjerë. Të dy duken të mërzitur nëpër shpi.
Kjo është hera e parë që kur janë lidhur që Luizi dhe Kiara rrinë kaq gjatë pa folur mes tyre dhe pa u sqaruar për zënkat në çift.