Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se 9 qytetarë rezultojnë të infektuar, ndërkohë që janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë, si dhe janë shëruar 22 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.
Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 120
Fier 9
Shkodër 4
Lezhë 4
Berat 3
Vlorë 3
Korçë 2