Sot u zhvillua seanca e radhës me objekt ulje dënimi për të dënuarin me burg përjetë Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare.
Burgu i Peqinit paraqiti vlerësimet e sjelljes për këtë periudhë të kërkuar në objekt kerkese, por nuk vuri në dispozicion të palës kopje të aktit.
Seanca e radhës do të zhvillohet në 3 Mars 2023, kur dokumentacioni të prezantohet.
Vendimi i korrikut 2012 i Apelit për Krimet e Rënda për mbylljen përjetë në qeli të Aldo Bares u la në fuqi nga një kolegj penal i gjyqtarëve të lartë Ilir Panda, Sokol Ngresi dhe Ervin Pupe, më 23 dhjetor të vitit 2022.
Çështja ndaj Bares, i njohur dhe si Alfred Shkurti, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses të vitit 2017, që konstatoi shkelje procedurale gjatë hetimit dhe gjykimit të tij të mëparshëm. Ish-kreu i bandës së Lushnjës qëndron në qeli prej vitit 2006, ndërsa “beteja gjyqësore” e tij me drejtësinë njeh disa vendime përfundimtare.
Dënimi i parë i përjetshëm u dha në vitin 2011 nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda, dënim që nuk u ndryshua nga dy shkallët e tjera, ndonëse u gjykua dy në Apel me trupa të ndryshme.
Bare është shpallur fajtor për “vrasje në rrethana cilësuese”, “vrasjes me paramendim”, të kryera dhe në tentativë, “shkatërrim të pronës me zjarr” dhe “krijim të organizatës kriminale”. Sipas prokurorisë, Aldo Bare kishte rol dhe autoritet absolut në organizatë. “Anëtaret e organizatës i drejtoheshin drejtuesit të tyre Aldo Bares me nofkat te tilla si ‘i madhi’; ‘profesori’ ose ‘kryetari’.