Mediat greke kanë publikuar fotot e tre prej katër personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, i cili u ekzekutua një natë më parë me një plumb në kokë. Të tre duken muskulozë, me tatuazhe e varëse floriri të markës ‘Versace’.
Personi në të majtë të fotos dyshohet se është kreu i grupit dhe është identifikuar si Erlis Salaj. Emrat e dy të tjerëve nuk dihen ende.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal një natë më parë, pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend.
Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.