Një shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur teksa tentonte të kalonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Policia greke e ka ndaluar shqiptarin që udhëtonte me një automjet dhe ka kontrolluar makinën.
Në automjet u zbulua 7 kg e 834 gram marijuanë, e ndarë në 8 pako të ndryshme dhe e futur në një çantë.
Shqiptari u arrestua, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.