Në vend, janë rikthyer viktimat nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se një 85-vjeçar nga Tirana ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërkohë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 14 persona gjatë orëve të fundit.
Pas 333 testimeve të kryera qytetarët kanë rezultuar pozitivë në Bashkitë: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.
Gjithsej janë 140 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.