Një incident është regjistruar ditën e djeshme në tragetin Durrës-Ancona.
Sipas një video të publikuar nga JOQ, shihen punonjësit italianë të tragetit të kësaj linje që sulmojnë dhe përleshen me shoferët shqiptarë, madje duke përdorur edhe zinxhirë e helmeta për të goditur.
Pasagjerët që po udhëtonin me këtë traget kanë treguar se sherri ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe “mollë sherri” për konfliktin mes shqiptarëve dhe italianëve është bërë parkimi i automjeteve.
Ajo që ka nisur si një grindje me fjalor banal mes dy palëve ka përfunduar me punëtorët italianë (të veshur me jelekë) godasin herë pas here me zinxhirë hekuri shqiptarët.
Në sherr shihen të përfshihen edhe persona të tjerë, duke mos munguar grushtat dhe fyerjet.