Nga Agim Nesho – Rama u përpoq shumë me të gjitha mjetet …, që ai i di mirë, të bënte një rikthim normal në Konferencën e Sigurisë në Munich, por qartazi mbeti në hije dhe i shmangur nga personalitetet botërore pjesëmarrëse në konferencë.
Nuk kishte më takime të përzemërta dhe dorë në qafë me Presidentin Makron, apo takim të vecantë me kancelarin Scholz. Edhe kryeministri grek Mitsotakis e takoi për cështjet e sigurimit të kufijve europianë dhe migracionit, megjithëse Rama do të ishte i gatshëm ti jepte edhe koncesione të tjera vetëm të ishte i pranishëm.
As ‘Dear Ursula’ kësaj radhe nuk kishte kohë për takim, por do të ishte komisioneri Timmermans që do të takonte Ramën si dhe … kryeministren e Barbados. Figura e madhe e liderit global është rrudhur e tkurrur dhe mbahet me patericat e Aleks Soros, i cili duket që i ka mbetur besnik edhe kur në kancelaritë botërore figura e tij po përflitet si kryeministri më i korruptuar dhe korruptues i Europës. Takimi me senatorët Amerikanë, të cilët kanë qenë edhe promotorët e futjes së ‘Ballkanit të Hapur’ në politikën zyrtare të Kongresit Amerikan, duket se besojnë më shumë tek Aleksi sesa tek Rama.
Për sa kohë që ai do të jetë kryeministri i Shqipërisë ai do të marrë pjesë në të gjitha takimet për Ballkanin apo sigurinë Europiane, por do ta ketë shumë të vështirë të takohet kokë më kokë me një lider të rëndësishëm, sepse hija e ‘Ramagate’ në Washington do ti shkatërrojë të ardhmen politike të tij.
Ka mbetur vetëm një ditë nga mbarimi i konferencës. Forca zoti Rama, me të gjitha … dhe mjetet për të realizuar një takim për imazhin e zi që ke në Shqipëri dhe jo për interes të Shqipërisë. Përndryshe do të mbetet që Vucic të të thotë ndonjë gjë, dhe nëse të ka mbrojtur në takimet që ka bërë më Sekretarin e Shtetit Blinken. Këtë e ka detyrim falë përpjekjeve të jashtëzakonshme që ke bërë për ta shpëtuar nga sanksionet për Rusinë.