Sezoni gripit stinor ka sjellë edhe raste të meningjitit në Spitalin rajonal të Elbasanit, sëmundje e cila sjell edhe pasoja të renda tek pacientët.
Mjeket thonë se në disa raste pacientët paraqiten në gjendje të rënduar për shkak të neglizhencës dhe ngatërrimit të simptomave
Po ashtu, mjekët bëjnë apel që në raste të simptomave të gripit duhet të respektohen distancat dhe mbrojtja në mënyrë që të mos shkaktohen raste të renduara tek pacientet pa imunitet.
Temperatura e lartë, dhimbje koke dhe konvulsione janë shenjat kryesore që mund të identifikojnë meningjitin. Mjekët bëjnë apel për kujdes dhe konsultë me mjekun e familjes.
/TCH/