“Mbreti” Rama urdhëron ndërtimin e Edenit, 4 mln euro Fushës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbreti” Rama urdhëron ndërtimin e Edenit, 4 mln euro Fushës

15:39 | 18/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me urdhër të kryeministrit Rama, ka vulosur fituesin që do të ndërtojë instilacionin e çuditshëm në  godinën e Kryeministrisë. Kujtojmë se pasi e anuloi njëherë, për shkak të shkeljeve që u gjetën në atë tender, FSHZH e riktheu prokurimin me datë 23 Janar 2023.  Atë ditë Gijotina.com ka denoncuar se si në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurorimit Publik është hequr statusi “i pezulluar” i procedurës “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”, me fond limit 431.403.183 lekë të reja.

Një projekt i kotë, pasi do të ndërtohet vetëm një strukturë druri, e cila do t’u shërbejë vetëm punonjësve të këtij institucioni për t’u çlodhur.

Pas garës fiktive të hapur me datë 23 janar 2023, më 15 shkurt Agolli ka shpallur fituesin e këtij tenderi. Dhe fituese është shpallur firma shumë pranë qeverisë “Fusha” SHPK. Kompania në pronësi të Shkëlqim Fushës, i cili është denoncuar disa herë për abuzimet me tenderët dhe miliardat që i përvetëson nga bashkitë dhe ministritë përmes prokurimeve në kundërshtim me ligjin. Kështu, edhe këto 4 milionë euro, Rama ia ka besuar mikut të tij, Shkëlqim Fusha.

“Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë në fazën e dytë ‘ARKONSTUDIO’ me vlerë 431.400.000 lekë pa TVSH. Gjithashtu edhe firma ‘FUSHA’ me një vlerë të ofertës prej 398.478.729 lekë pa TVSH” thuhet në këtë dokument.

I gjithë procesi i këtij tenderi është korruptiv dhe në shkelje të hapur me ligjin. Por, shpallja e fituesit tregon edhe më shumë fakte se kemi të bëjmë me vjedhje dhe pastrim parash.

Pazaret e instilacionit

Historia e “Parkut Eden”, që do të ndërtohet për tekat e Ramës brenda godinës së Kryeministrisë ka nisur që në vitin që lamë pas. Dhe gjatë këtyre muajve është nxjerrë në pah vorbulla që fshihet në të vërtetë pas këtij projekti.

Kujtojmë se, në shtator të vitit 2022, arkitekti futurist austriak, Chris Precht, detyrohet të ndërpresë një intervistë me gazetën “Der Standart”, pasi, sipas tij, i duhej t’i përgjigjej një telefonate të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Rama kërkon një projekt për në Tiranë”, i tha Precht gazetares, pasi mbylli komunikimin me kryeministrin shqiptar. Ky detaj ishte tërësisht i panjohur për publikun shqiptar dhe, në kohën e bisedës, askush nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë, përveçse dy personave që zhvilluan telefonatën-Rama dhe Chris Precht.

Dy vjet më pas, në Korrik të vitit 2022, Këshilli i Ministrave, me propozim të shefit të qeverisë, Edi Rama, ngarkon FSHZH që të ndërmarrë procedurat për ndërtimin e një instalacioni druri në oborrin e Kryeministrisë.

Kuptohet qartë se Fondi u ka shërbyer kryeministrave për të mbushur xhepin dhe nuk ka të bëjë fare me zhvillimin e vendit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në 28 Gusht 2022, shpall procedurën për ndërtimin, e cila i ngjan më shumë një kulle druri, me vlerë mbi 3.7 milionë euro. Përse FSHZH dhe jo bashkia e Tiranës ose Drejtoria e Pritjes? Këtu duhet të ketë ndonjë hile, që duhet ta zhbulojmë më vonë.

Tenderi shkaktoi menjëherë reagimin e ashpër publik. Vendi, në atë kohë, si edhe sot, vuan një krizë të thellë ekonomike, me inflacion që ka “kapur qiellin”, me çmime shumë herë më të larta se një vit më parë dhe me një menaxhim skandaloz fondesh publike.

Në këto kushte, vendimi i Ramës për të shpenzuar gati 4 milionë euro për një projekt tërësisht të parëndësishëm për jetën e njerëzve, natyrisht që nuk do të mirëpritej nga opinion publik.

Rama, i vendosur nën presionin qytetar, u detyrua të bëjë një sqarim për projektin. Ai deklaroi se nuk bëhej fjalë për shpenzime luksi, por një projekt për energji të rinovueshme.

Në Tetor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vendosi pezullimin e procedurës. Me shumë mundësi për të ulur tempin e revoltës dhe për ta rikthyer në një moment më të përshtatshëm.

Dhe, ky moment duket se është fillimi i këtij viti. Në 11 janar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e rikthen aktiv tenderin për ndërtimin e instalacionit prej druri, duke hapur rrugën për vjedhjen e 4 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Në përfundim të këtij përshkrimi të një abuzimi të hapur me pushtetin, për kërshërinë e lexuesve tanë shpjegojmë edhe nënkuptimin e projektit “Parku Eden”. Termi dhe ideja e projektit lidhen me historinë biblike, ku Edeni është kopshti i Zotit apo parajsa hyjnore në tokë.

Historia e Edenit i bën jehonë mitit mesopotamian të një mbreti, si një njeri primordial, i cili vendoset në një kopsht hyjnor për të ruajtur pemën e jetës. Bibla hebraike përshkruan Adamin dhe Evën duke ecur lakuriq rreth Kopshtit të Edenit për shkak të pamëkatësisë së tyre. A thua do ta “pastrojë” ky park shpirtin e kryeministrit tonë të korruptuar gjatë mbretëimit të tij?!

Esmeralda Hida

Lexo edhe“Mbledh kartat për PS”, kallëzohet penalisht drejtoresha e Kopshtit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

nga 27
13:26 | 11/02/2026
0

Një peticion online ka nisur të qarkullojë duke i bërë thirrje UNESCO-s që plisi shqiptar të njihet zyrtarisht si pasuri kulturore dhe...

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

nga 27
13:10 | 11/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Sipas tij,...

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

nga 27
12:48 | 11/02/2026
0

Pas protestës së mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë ku kërkohej largimi i Edi Ramës pas...

Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

nga 27
12:24 | 11/02/2026
0

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi  ka reaguar lidhur me protestën  e organizuar  një ditë më parë para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa...

Para
“Dua 900 €”/ Zbardhen përgjimet e policëve që kërkonin ryshfet

“Dua 900 €”/ Zbardhen përgjimet e policëve që kërkonin ryshfet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

13:26 | 11/02/2026
Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

13:10 | 11/02/2026
Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

12:48 | 11/02/2026
Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

12:24 | 11/02/2026
Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

11:30 | 11/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Të ruajmë trashëgiminë tonë –
  • Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –
  • Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –
  • Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –
  • Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –
  • Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të ruajmë trashëgiminë tonë –
  • Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com