Një ish-punonjës i Inteligjencës Britanike ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar është një nga objektivat kryesore të Rusisë sepse është një mbështetës shumë i fortë i Ukrainës.
I pyetur nëse spiunazhi i Rusisë ishte bërë më agresiv që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Christopher Steele tha se ai dyshon se mund të jetë bërë. Megjithatë, ai shtoi se teknikat mund të kenë ndryshuar për shkak të numrit të dëbimeve të oficerëve të identifikuar të inteligjencës nga kryeqytetet perëndimore, shkruan SkyNews.
“Kur një vend është në luftë, siç është Rusia – pavarësisht nëse duan ta pranojnë apo jo – ata do të rrisin operacionet e tyre”, shtoi ai.
Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Wagner ka vendosur një numër të madh të dënuarish në Ukrainë.