Një avokate tani po përballet me betejën e saj ligjore pasi dyshohet se ka shpenzuar 8 milionë paund nga paratë e firmës së saj. Ajo akuzohet se ka shpenzuar 8 milionë paund nga paratë e kompanisë së saj në një zbavitje në Las Vegas. Sara Jacqueline King ishte e punësuar nga LDR International Limited në Ishujt e Virgjër Britanikë si avokate.
Kompania pretendon se avokatja kaloi 6 muaj në Las Vegas, gjatë të cilëve ajo luante kumar 24 orë në ditë me paratë e tyre.
“Paditësi është informuar dhe beson se King u zhvendos në resortin dhe hotelin Wynn Las Vegas, jetoi atje për gjashtë muaj dhe luante kumar 24 orë në ditë,”- thuhet në padi.
King kohët e fundit ka ofruar prova se ajo ka vetëm 10.01 £ në emrin e saj dhe pretendon se i ka shpenzuar të gjitha paratë dhe nuk i kanë mbetur para në emër të saj. King u dyshua për herë të parë në janar 2022 dhe transaksionet e supozuara të saj të dyshimta vazhduan deri në tetor të vitit të kaluar.